Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Messi i suksesshëm edhe jashtë fushe, zbret nga froni Ronaldon

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Messi i suksesshëm edhe jashtë fushe, zbret nga froni Ronaldon

Lionel Messi pas një forme fantastike rinovoi edhe me ekipin e Barcelonës duke u bërë edhe futbollisti më i paguar. Por për yllin argjentinas të ardhurat kanë qenë mjaft të mëdha këtë vit edhe në fushën e marketingut, pasi sipas revistës prestigjioze franceze, “France Football”, sulmuesi argjentinas i Barcelonës është lojtari më i paguar në botë për sezonin 2017-2018.

“France Football”, e cila ka përcaktuar listën e futbollistëve që kanë përfituar më shumë të ardhura financiare, e ka bazuar studimin e saj te paga bruto e futbollistëve, shpërblimet dhe të ardhurat nga kontratat me kompanitë publicitare, të përfituara gjatë këtij sezoni.

Nga përllogaritjet rezulton se, Messi e ka tejkaluar shifrën e 100 milionë eurove, më saktësisht ai përfiton 126 milionë euro. Argjentinasi e zbriti në vendin e dytë Cristiano Ronaldon, kryesuesin e vitit të kaluar. Ylli i Realit të Madridit ka siguruar 94 milionë euro për këtë sezon.

Podiumin e plotëson braziliani Neymar, që ka përfituar 81.5 milionë euro këtë sezon. Klasifikimi vijon me një tjetër futbollist të Realit të Madridit, Gareth Bale, i pozicionuar në vendin e katërt me 44 milionë euro, duke lënë pas qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, me 29 milionë euro.

Për sa u përket trajnerëve, sipas “France Football”, më i paguari për këtë sezon është tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, me 26 milionë euro, i ndjekur nga Marcelo Lippi i përfaqësueses kineze, me 23 milionë në vendin e dytë, si dhe Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid, me 22 milionë euro.

Pesëshja e trajnerëve më të paguar për sezonin 2017-2018 plotësohet nga Zinedine Zidane i Realit të Madridit dhe Pep Guardiola i Manchester City, që kanë siguruar respektivisht 21 dhe 20 milionë euro të ardhura.

Tags: fronifushejashtëmessiRonaldonsuksesshëmzbret

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
“I dënuar në Itali për trafik droge merr rrogën nga Bashkia Durrës, gruaja shefe”

“I dënuar në Itali për trafik droge merr rrogën nga Bashkia Durrës, gruaja shefe”

Shtypi nga bota, 24 prill 2018

Shtypi nga bota, 24 prill 2018

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Prill?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Prill?







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë
Aktualitet

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy të dënuarve për drogë

by mirseda
10:08 | 10/02/2026
0

Dy pasuri pasuri me vlerë 200 mijë euro, në pronësi të shtetasve Pajtim Braçaj dhe Gjino (Shkëlqim)...

Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

Hagë/ Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së

10:06 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:46 | 10/02/2026
Zbulohet DATA, Ja kur është finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

Zbulohet DATA, Ja kur është finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

09:42 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com