Kanë kaluar pak javë nga sezoni i ri i futbollit dhe tashmë janë shfaqur kryesuesit e pretendentët për tu shpallur kampionë. Ligat kryesore të Europës janë në javën e gjashtë të kampionatit (Premier League dhe Ligue 1), të pestë (Seria A dhe La Liga), dhe në javën e katërt (Bundesliga).
Në Serie A është vazhdon hegjemonia e dominimit të Juventusit, por tani ata janë perfektë. Në 5 ndeshjet e para që kanë zhvilluar bardhezinjtë nuk kanë pësuar asnjë humbje dhe kanë grumbulluar pikë të plota. Ku përcaktues është bërë edhe blerja e bujshme, Cristiano Ronaldo me tre golat e tij. Në total Juventus ka shënuar 11 gola dhe ka pësuar 4 të tillë.
Spanja nuk ka një dominues absolut. Ishte Barcelona deri të dielën në mbrëmje, por Girona bën surprizën në “Camp Nou” dhe ndal vrullin katalanas. Messi me shokë në 5 ndeshje kanë grumbulluar 13 pikë, një më shumë se Real Madrid dhe kanë shënuar 16 gola e kanë pësuar 5.
Në Angli dominon Liverpool, me Chelsean që është dorëzuar në javën 6 duke barazuar me West Ham. “The Reds” të drejtuar nga Jurgen Klopp i kanë të gjitha fitore duke grumbulluar 18 pikë, ndërsa kanë shënuar 14 gola. Tjetër fakt është se mbrojtja e Klopp është hermetike, blerja e bujshme, portieri brazilian Alisson e ka nxjerrë topin nga rrjeta vetëm 2 herë.
Bayer Munich nuk njeh kundërshtarë në Bundesligë. Schalke ishtë një ndër pretendentët që mund të ndalnin ecurinë e bavarezëve, por edhe ata kanë dështuar. Të besuarit e Niko Kovac kanë shënuar 11 gola në 4 ndeshje dhe kanë pësuar 2 të tillë.
Edhe në Francë tashmë ka një emër që sundon, Paris Saint-Germain. Skuadra nga “Parc des Princes” nuk njeh rival dhe këtë vit duket se do e ketë më të thjeshtë triumfin pasi kundërshtarët nuk janë në nivelin e vjetshëm. Monaco në krizë rezultatesh, ndërsa Marseille dhe Lyon janë me haluçinacione në ndeshjet radhazi. Neymar, Mbappe dhe të tjerët ia kanë dalë të gjejnë 20 herë rrugën e rrjetës duke marrë gjashtë fitore radhazi, ndërsa kanë pësuar 5 gola në këto ndeshje.
Sidoqoftë, ka një ekip që ua kalon të gjithëve në Europë edhe pse nuk është ndër ligat më të forta. Në Holandë, aty ku prodhohen talente pafund dhe ka futboll të bukur, PSV nuk njeh rivalë në gjashtë javët e para të këtij sezoni, duke marrë fitore në të gjitha ndeshjet, së fundi shkatërroi kundërshtarët e përhershëm të Ajax me rezultatin 3-0. Me këtë skuadra Mark van Bommel tregoi se janë një ekip tejet i fortë në ligën e tyre. Udhëheqin me pikë të plota në këto 6 javë kampionat, por kanë shënuar 24 gola, si asnjë ekip tjetër që përmendëm më lart dhe kanë pësuar vetëm 3 të tillë në një ndër kampionatet me lojën më të hapur në Europë.