Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mësoheshin se si të vrisnin veten/Detaje nga jeta e pilotëve në Japoni

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Mësoheshin se si të vrisnin veten/Detaje nga jeta e pilotëve në Japoni

Fjala japoneze “kamikaze”, do të thotë “erë hyjnore”. Ajo i referohet stuhisë që e shpëtoi diku Japoninë nga flota e madh mongole e Kublai Khan. Kamikazet u bënë më të njohur nga sulmet vetëvrasëse të pilotëve japonezë mbi luftanijet amerikane, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Jeta e një piloti kamikaze ishte sa e vështirë, po aq edhe e shkurtër. 2.800 pilotë kamikaze vdiqën vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata arritën të godisnin objektivat në vetëm 14 për qind të rasteve, duke fundosur 34 anije të marinës së SHBA-së dhe dëmtuar 368 të tjera, duke vrarë rreth 4.900 marinarë dhe plagosur 4800 të tjerë. Ja çfarë mund të mos dini mbi jetën e tyre:

Jo të gjithë pilotët kamikaze ishin vullnetarë

Ndërsa disa pilotë kamikaze u paraqitën si vullnetarë me entuziazëm, nuk ndodhte gjithmonë kështu. Pilotëve të përzgjedhur iu jepej një copë letër, ku formalisht ftoheshin të dilnin si vullnetarë, por nga ana tjetër presioni ishte i fortë. Ushtari Kuroda Kenjiro, refuzoi të rekrutohej, por u habit kur pa sërish emrin i tij në listën e vullnetarëve.

Ushtarët japonezë, mësoheshin se si të vrisnin veten, për të mos u kapur robër

Një nga gjërat e para që mësonin rekrutët, dhe jo vetëm pilotët kamikaze, ishte se si të vdisnin duke u vetëvrarë me pushkët e tyre. Ata mësoheshin si të tërhiqnin këmbëzën me gishtin e këmbës, ndërsa tytën e vendosnin në një pikë të caktuar nën mjekër, në mënyrë që plumbi të shkaktonte vdekjen e menjëhershme. Nëse ushtari tentonte por shpëtonte, shokët e tij udhëzoheshin të qëllonin më armë nga pas.

Pilotët shkruanin një letër, që u jepej prindërve pas përfundimit të misionit të tyre

Ensign Ogava është një nga pilotët, letra e lamtumirës së të cilit ka mbijetuar deri në ditët tona. Ndër të tjera ai shkruante:”Përtej atyre reve të bardha e të pakufishme, unë do ta kryej sulmin tim i qetë. Në mendje nuk do më vijnë as mendime mbi jetën apo vdekjen. Njeriu vdes vetëm një herë. Baba dhe nënë, ju lutem të jeni të lumtur për mua!”. Ogava ishte piloti i avionit të dytë që goditi aeroplanmbajtësen amerikane “USS Bunker Hill. Sulmi kamikaz vrau 393 amerikane dhe plagosi 264 të tjerë.

Ndëshkimet fizike ishte shumë të përhapura në ushtrinë japoneze

Një pilot kamikaze me emrin Irokava shkruante në ditarin e tij:Sapo hyra në Bazën Ajrore Detare Tsushiura, “trajnimi” zhvillohej ditë pas dite. Eprori më godiste aq fort dhe aq shpesh në fytyrë, sa që fytyra ime nuk njihej. Më 14 shkurt 1945, të gjithë ushtarët e njësisë tonë u ndëshkuan me rrahje, pasi eprorët dyshuan se hanim në shtëpitë e fermerëve pranë bazës, për të zbutur sadopak urinë që kishim”.

Shumica e pilotëve kamikaze ishin rekrutë të rinj

Nga afro 4.000 pilotë kamikaze, rreth 3.000 ishin të rinj. Rreth 1.000 prej tyre studentë të diplomuar në universitet më herët, në mënyrë që të kishin kohë të trajnoheshin për të shkuar në luftë.

Djemtë e parëlindur ishin të përjashtuar nga ky mision fatal

Në vitin 1944, djemtë e parëlindur u lejuan ta vazhdojnë jetën e tyre, për të garantuar vazhdimësinë e mbiemrit të familjes, ndërsa nga gati të gjithë burrat e tjerë pritej sakrificë në shërbim të perandorit.

Pilotët kamikaze besonin se do të takoheshin sërish në tempullin Yasukuni

Tempulli Yasukuni Shrine është ndërtuar në vitin 1869 me urdhër të perandorit Meiji, për të nderuar heronjtë e rënë në luftë. Ky do të ishte vendi i amshimit për ata që vdisnin në shërbim të perandorit dhe vendit. Aktualisht besohet se është shtëpia e 2.466.000 dëshmorëve që vdiqën në luftëra të ndryshme të Japonisë. Pilotët kamikaze, besonin se aktet e tyre u jepnin një vend në faltore, ku ata do të bashkoheshin me shokët e tyre të rënë.

Burimi i lajmit: https://www.ranker.com/list/facts-about-kamikaze-pilots/christopher-myers?ref=browse_list&l=2&pos=2

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Japonikamikazepilote

TË LIDHURA

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad
Bota

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Next Post
Ish-bashkëshortja e Bleros flet për divorcin e bujshëm

Ish-bashkëshortja e Bleros flet për divorcin e bujshëm

Komisioneri Varhelyi thirrje Ramës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Komisioneri Varhelyi thirrje Ramës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Basha: Situata ka dalë jashtë kontrollit në spitalin e Matit nga infeksionet

Basha: Situata ka dalë jashtë kontrollit në spitalin e Matit nga infeksionet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com