Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme ka përcjellë një mesazh mjaft të prerë kundrejt shoqërive të transportit publik.
Veliaj deklaroi se kompanitë që nuk rifillojnë punën, do u hiqet licenca nga Bashkia.
“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve.
Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë.
Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.