Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mesazhe pajtimi nga LDK-ja: Diskutimet me Vetëvendosjen vazhdojnë shumë shpejt

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Mesazhe pajtimi nga LDK-ja: Diskutimet me Vetëvendosjen vazhdojnë shumë shpejt

Takimi i fundit në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit kishte përfunduar me mospajtimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kërkesën e LDK-së që në marrëveshjen potenciale për koalicion ta marrë edhe postin e Presidentit.

Tensionet janë rritur kur Glauk Konjufca vendosi të rrëfejë në Pressing T7 publikisht për raportet me Vetëvendosjen.

Pavarësisht reagimeve të para, Isa Mustafa bashkë me nënkryetarët e partive çuan sot mesazhe pajtimi.

Dy taborët ditën kur dështuan të gjejnë konsensusin për formimin e qeverisë, kishin bërë me dije se takimet dhe konsultimet do të vazhdonin përsëri deri në arritjen e një marrëveshjeje.

Ishte paralajmëruar një takim i shpejtë Kurti – Mustafa, megjithatë deklarimet e bëra nga Glauk Konjufca, të martën mbrëma në emisionin  Pressing të T7, rreth gjithë pazarit që po bëhet mes dy partive në përpjekje për të arritur një koalicion, kanë bërë që kreu i LDK-së të anulojë një takim të tillë.

Të irrituar kanë reaguar edhe deputetët e zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhiku e Haxhi Avdyli, ndërkohë në opinion ishte krijuar përshtypja që një marrëveshje për koalicion mes dy partive po bëhej e pamundur.

Por gjithë këtë tensionim të situatës mes dy partnerëve e ka qetësuar një komunikatë e lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se do të vazhdojë shumë shpejt diskutimet dhe që do të qëndrojë rezistente ndaj presioneve të jashtme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka punuar dhe është e vullnetshme të arrijë një marrëveshje të baraspeshuar, të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Diskutimet mes dy partive, LDK dhe LVV, do të vazhdojnë në mirëbesim dhe mirëkuptim, pa ju nënshtruar presioneve publike të askujt dhe duke krijuar një ambient të përshtatshëm dhe racional.

Synimi ynë i përbashkët është të arrijmë një marrëveshje që ka prioritet vetëm dhe vetëm zotimet tona ndaj qytetarëve të Kosovës për të përmirësuar mirëqenien e tyre”, thuhej në komunikatën e sotme të lëshuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mes dy partnerëve të cilët po synojnë të arrijnë një koalicion për bashkëqeverisje janë zhvilluar disa takime radhazi mes grupeve punuese për harmonizimin e programit.

Në një takim Kurti-Mustafa madje ishte arritur pajtueshmëri e plotë rreth projektit se si do të qeveriset me Kosovën, duke qenë se disa çështje kishin mbetur pezull nga grupet punuese.

Pas përmbylljes se kësaj faze teknike për harmonizim të programeve qeverisëse, kanë vazhduar takimet në nivele të larta politike dhe tashmë duket se e vetmja çështje që ka mbetur për të gjetur një kompromis, është ndarja e posteve dhe pajtimi i dy palëve me kërkesat e njëra tjetrës.

Njohës të rrethanave politike madje e shohin si banale që e gjithë puna e bërë nga dy partitë për arritjen e një koalicioni të reduktohet në një debat për pozita udhëheqëse.

Mbetet të shihet se kur do të jetë takimi i radhës mes dy partive, duke qenë se tashmë LDK dhe VV janë edhe nën presionin e kohës, meqë presidenti Thaçi mund të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit, dhe një gjë e tillë do t’i vështirësonte gjërat. /GazetaExpress

Tags: diskutimeLDKmesazhe pajtimiVetevendosje

TË LIDHURA

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.
Aktualitet

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

19:49 | 18/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut
Aktualitet

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

19:18 | 17/12/2025
Next Post
Lekët do mbahen nga rrogat e policëve/ Vokshi: Aktet të anulohen me urgjencë

Lekët do mbahen nga rrogat e policëve/ Vokshi: Aktet të anulohen me urgjencë

Borxh në kohërat e tërmetit

Borxh në kohërat e tërmetit

Vazhdojnë përplasjet/ Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Vazhdojnë përplasjet/ Gjermania dëbon dy diplomatë rusë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com