Me sa duket shteti në kohët e sotme duhet të ndjek pak a shumë moton e “Robin Hood”, vetëm se duhet të goditen ata që i kanë bërë paratë në mënyrë kriminale. Duke folur për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka kërkuar sekuestrimin e aseteve të grupeve kriminale.
Sipas saj, këto pasuri duhet të përdoren për çështjet sociale.
Është një eveniment që është pjesë e Operacionit Forca e Ligjit dhe ka të bëjë me përdorimin e pasurive të sekuestruara nga aktivitetet kriminale në të mirë të shoqërisë. Ajo që i është vjedhur, i është marrë shoqërisë, ti kthehet shoqërisë. Ne ishim këtu për ta përcjellë këtë mesazh të qartë dhe të fortë që kriminelët nuk mund të mbizotërojnë. Shoqëria duhet të marrë mbrapsht atë që është marrë prej saj. Ka një dispozitë në ligjin Antimafia që ato asete të sekuestruara në veprimtaritë kriminale të përdoren për qëllimet sociale, deklaron Vlahutin.