Pas kaosit të shkaktuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda të Tiranës, është përcaktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen e Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Qyqjes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit.
Njoftimi është bërë nga Prokuroria që u përfshi nga një amulli, për shkak të largimit të prokurorëve të mëparshëm, Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi.
Ajo çfarë të bën përshtypje është se emrat janë mbajtur të fshehtë nga ana e Prokurorisë, me qëllim eliminimin e ndikimeve negative që mund të bëhen ndaj tyre.
‘Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës”, thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Përgjithshme.
Jo më larg se dje, kryeprokurorja Arta Arta ka urdhëruar hetim disiplinor ndaj prokurorëve, të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit.