E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Merr fund dinastia? Raul Castro jep dorëheqje nga kreu i Partisë Komuniste

Raul Castro ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Komuniste Kubane, duke i dhënë fund gjashtë dekadave të familjes së tij në pushtet.

Castro, 89 vjeç, tha se ai po i dorëzon udhëheqjen e partisë një brezi të ri “plot pasion dhe frymë anti-imperialiste, shkruan NBC News.

“Unë besoj në forcën, natyrën shembullore dhe të kuptuarit e bashkatdhetarëve të mi, dhe për sa kohë që të jetoj, unë do të jem gati për të mbrojtur atdheun, revolucionin dhe socializmin,” u tha Castro delegatëve të partisë në mbledhje me dyer të mbyllura në një qendër kongresesh në Havana.

Megjithëse ka pak pritje për një ndryshim të rëndësishëm midis kubanëve, kjo është një lëvizje historike, pasi Raul dhe vëllai i tij i ndjerë, Fidel Castro, kanë qenë në pushtet që nga revolucioni i vitit 1959.

Megjithëse Castro nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij gjatë fjalës, pritet që një votim i mëvonshëm të ratifikojë Presidentin Miguel Díaz-Canel si sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm të partisë dhe të përcaktojë udhëzimet e politikave.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....