Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se para se të dalë përfundimisht nga BE, duhet të paguajë të gjitha borxhet që i detyrohet Brukselit, njofton Politico.
“Ka të bëjë me detyrimet që Britania ka marrë dhe natyrisht gjithçka duhet të zgjidhet me llogari. Nuk bëhet fjalë për çmimin e një divorci, i cili duket si një gjobë. Ne jemi ende në fillim të negociatave”- tha Merkel.
Boris Johnson, sekretari i Jashtëm britanik tha në një deklaratë më herët se nuk “i njohin” 100 miliardë euro që supozon Brukseli dhe shtoi se Britania “nuk do të paguajë asnjë qindarkë më shumë ose më pak se ajo që ai e konsideron një detyrim legjitim”.