Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Mendova të zhdukja trupin e gruas”, psikiatri: Planifikoi krimin “perfekt”

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Mendova të zhdukja trupin e gruas”, psikiatri: Planifikoi krimin “perfekt”

Vrasja monstruoze që ndodhi në Greqi, vijon të jetë po kaq dinamike sa në ditët e para, ndërsa mësohen detaje të rënda. Çifti për një kohë të gjatë ka patur probleme të vazhdueshme, e ndërsa fotot që ndanin me miqtë e familjarët në rrjetet sociale dëshmonin një anë tjetër, po kaq manipuluese. Natën që ndodhi krimi, Caroline Crouch dhe Babis Anagnostopoulos kishin shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme me njëri-tjetrin, në dhoma të ndryshme. Ka qënë ky momenti vendimtar që Babis të inskenonte në mendjen e tij një grabitje, për ti dhënë fund jetës së bashkëshortes. Për 37 ditë me radhë, ai u shfaq si burri dinjitoz e madje i drejtohej mediave se kishte besim tek drejtësia për të kapur autorin. Psikologu Athanasios Hambesis shpjegon se vrasja, nuk ka qenë një vendim i momentit.

“Krimi që bëri 32-vjeçari ishte i neveritshëm. Ky njeri kishte planifikuar ‘krimin e përsosur’ në mendjen e tij. Ky nuk është një vendim i momentit. Atë natë fatale, çifti ka shkëmbyer mesazhe nga dhoma të ndryshme të shtëpisë. Ne dalim në përfundimin se ata ishin të distancuar nga njeri-tjetri, pavarësisht se jetonin në një shtëpi”, tha Hambesis dhe shpjegon se ata nuk e kuptuan seriozitetin e problemit që ishte krijuar.

“Ata nuk arritën të kuptonin as vetë seriozitetin e problemit. Ekzistonte një distancë mes tyre, ndërsa në rrjetet sociale ata tregonin një tjetër pamje.

Ata gjithashtu kanë fshehur diçka. Nëse ai do të ishte treguar i logjikshëm dhe nëse do të kishte ndjenja, mbase do të gjente një zgjidhje dhe do të ndaheshin në mënyrë dinjitoze, tha psikologu Athanasios Hambesis, duke shtuar se piloti ishte i lodhur mendërisht.

Në një moment ai ka humbur kontrollin, nuk ka duruar më presionin brenda tij, dhe për një periudhë të shkurtër ai do të kuptojë aktin e tij të urryer. Ai ende nuk e ka kuptuar që ai vrau nënën e fëmijës së tij”.

Sipas dëshmisë së rreme të 32-vjeçarit, tre persona të cilët shkuan për ta grabitur përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32-vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Raporti mjeko-ligjor

Babis ka synuar ta vriste gruan e tij. “Synimi i autorit të krimit ishte të vriste viktimën”, tregon përfundimi i hetimit mjeko-ligjor i publikuar nga protothema.gr.

“Ishte një agoni dhe jo një vdekje e menjëhershme” , thuhet në raportin mjeko-ligjor. Nga të dhënat e autopsisë, konstatohet se vdekja ka ndodhur pas një përleshje fizike, pasi dëmtime gjenden në pjesë të ndryshme të trupit të 20-vjeçarit.

Si u zbulua vrasja

Ora inteligjente e Carolines dhe telefoni i 32-vjeçarit çuan policinë drejt përfundimit se ky i fundit ishte autori i krimit të rëndë që tronditi Greqinë. Mediat greke shkruajnë se Caroline ishte duke fjetur, në momentin kur i shoqi e mbyti.

Ky përfundim është arritur nga përpunimi i të dhënave në orën inteligjente që ajo kishte të vendosur në momentin e ngjarjes së rëndë. Viktima kishte të vendosur një orë me aplikacionin që regjistron rrahjet e zemrës, hapat, ngjitjen dhe distancën e përshkuar.

Ditari i Caroline: Po mendoj të largohem

20-vjeçarja kishte menduar të largohej nga piloti që nga dhjetori i vitit 2019. Sipas shënimeve të saj, që janë bërë pjesë e dosjes, e reja kishte sulmuar burrin. “E godita, dhe ai theu derën”, ka shkruar vajza.

Në një frazë tjetër të ditarit ajo shkruan: “Nuk jam mirë, jam shumë e mërzitur”, duke përshkruar një marrëdhënie veçanërisht të konfliktuar me partnerin e saj. E reja shkruan se e kanë humbur fëmijën e tyre të parë, dhe për një moment ajo i ka thënë fjalë lënduese të shoqit, për të cilat shton se është penduar.

Dëshmia e pilotit: Mendova të zhduk trupin e gruas

Piloti 32-vjeçar grek është shprehur se ka menduar të zhdukë trupin e 20-vjeçares, pasi i druhej faktit se vajza e tyre mund të mbetej vetëm. “Një ndjesë e madhe për njerëzit që lëndova. E di që ka shumë pak vlerë. Ajo që bëra nuk justifikohet. Sjellja e saj me lindjen e fëmijës ndryshoi shumë. Ajo ishte bërë agresive. Natën e vrasjes Caroline tha “mos e sill vajzën, nuk e dua”.

Unë i thashë që ajo duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Unë e mbaja fort që ajo të më dëgjonte. Ajo po dridhej. Pastaj e mbulova me jastëk. Ajo po dridhej derisa në një moment ajo ndaloi. U përpoqa ta zgjoja, por më kot. Mendova çfarë do të ndodhte me fëmijën tonë. Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Pastaj për ta bërë sa më të besueshme ngjarjen, vrava qenin. Askush nuk do e merte me mend që atë e kisha vrarë unë nëse lëndoja qenin”, është shprehur Babis. /TIRANA TODAY

Tags: Babis Anagnostopouloscaroline

TË LIDHURA

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier
Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

21:39 | 05/08/2025
Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
Rajoni

Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

19:56 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
Next Post
EURO 2020, tre sfidat e ditës së sotme

EURO 2020, tre sfidat e ditës së sotme

Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Kapet ‘peshku i madh’, arrestohet për korrupsion prokurori i Sarandës

E frikshme/Po merrej në pyetje, vrasësi i rrëmben armën polices (VIDEO)

E frikshme/Po merrej në pyetje, vrasësi i rrëmben armën polices (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila
Showbizz

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila

by mirseda
22:39 | 05/08/2025
0

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, larg zhurmës së jetës publike....

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

22:35 | 05/08/2025
“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

22:33 | 05/08/2025
60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

22:29 | 05/08/2025
Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

21:55 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com