Histori

Memoriali i Skënderbeut në Lezhë hap dyert për vizitorët

               Publikuar në : 15:42 - 17/01/19 lm

Memoriali i Skëndërbeut në Lezhë ka hapur dyert për vizitorët në ditën që shënon 551 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar të shqiptarëve.

Memoriali iu nënshtrua restaurimit me një fond prej 30 milionë lek të financuara nga Ministria e Kulturës dhe u realizua në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, por në ceremoninë e rastit ra në sy mungesa e përfaqësuesve të qeverisë.

Ndaj edhe mesazhi i arqipeshkvi i dioqezes Shkodër, Angelo Massafra, adresuar politikës mori më shumë peshë nën hijen e figurës përbashkkuese të shqiptarëve

“Të tjerët na lakmojnë dhe ne largohemi nga vendi ynë, për një jetë politike më të mirë, për të ringjallur shpresën.”

Më 2 mars, Skënderbeu do të ketë shtatoren e parë në qytetin e ku bëri historinë me beslidhjen  e princave, por nënkryetarja e Bashkisë në emër të lezhianëve përsëriti thirrjen për shpalljen e kësaj date festë kombëtare, transmeton oranews.

“Besojmë fort se vullnetit të lezhjanëve, vullnetit të Bashkisë Lezhë edhe do t’i bashkohet edhe vullneti i autoriteteve qëndrore që më në fund me të drejtë, 2 marsi të shpallet ditë feste kombëtare zyrtare për Shqipërinë,” deklaron Alfrida Marku.

Në ceremoninë e organizuar pranë vendvarrimit të Skënderbeut, drejtues lokal, përfasues të institucioneve, klerit katolik, qytetar dhe nxënës shkollash vendosen kurora  me lule dhe bënë homazhe në nderim të Heroit Kombëtar.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT