Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Megaprojekti i Erdoganit: Kanali i Stambollit

5 vjet ago
in Bota
Turqia ndalon muzikën në mesnatë, qytetarët shpërthejnë ndaj Erdoganit

Presidenti turk Erdogan hodhi gurin e themelit për një kalim të dytë në Bosfor. Për investitorët ky megaprojekt është një ëndërr, por për shumë banorë një zhgjëndër.

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigante ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor – të gjitha këto mega projekte ai i ka realizuar brenda një kohe të shkurtër.

Por projekti i ardhshëm – kanali i Stambollit – është i një kategorie krejt tjetër. Qeveria turke planifikon të krijojë një kalim të dytë në Bosfor, një lloj kopjeje të ngushticës detare, që kalon mespërmes metropolit 16-milionësh, Stambollit.

Në perëndim të qytetit kanali artificial prej 45 km do të kalojë paralel me Bosforin dhe do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara. Me këtë synohet t’i jepet frymëmarrje qarkullimit të dendur në ngushticën detare si dhe të ulet rreziku i aksidenteve të shumta që ndodhin, thuhet në qarqet qeveritare.

Frikë nga dëmet për mjedisin

Ajo që shumë banorë të Stambollit prej kohësh e kanë nënvleftësuar si melodi të së ardhmes, tani po merr gjithnjë e më shumë formë. Megjithë katër padi të ngritura kundër projektit në mars 2020 nisi faza e tenderimit dhe tani tani ka nisur edhe puna konkrete. Ndër investitorët bëjnë pjesë edhe shumë të interesuar nga Mesdheu dhe Lindja e Mesme, megjithatë ende nuk është e qartë se si do të financohet projekti.

Por kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu, një pjesë e mirë e popullsisë së qytetit dhe studjuesit vazhdojnë ta kritikojnë projektin. Argumentet më të rëndësishme kundër ndërtimit të kanalit janë shqetësimet për dëmet ndaj mjedisit.

Ndonëse Ministria turke e Mjedisit dhe Urbanistikës në fund të vitit 2019 ka verifikuar influencën ndaj mjedisit (CED) të këtij projekti duke e vlerësuar atë „pozitivisht”. Studiues të pavarur parashikojnë pasoja të rënda, në rast se bëhet realitet ndërtimi i kanalit.

Rezervuari i ujit të pijshëm duhet të zhvendoset

Sekretari i përgjithshëm i Dhomës së Inxhinierëve të Mjedisit në Stamboll, Medat Güney, i tha DW-së, se çdo ditë paraqiten ankesa të reja. “E gjithë diga Sazlidere, rezervuari më i rëndësishëm i ujit të pijshëm në anën europiane, duhet të zhvendoset për shkak të kanalit. …Edhe liqeni Terkos, sipas raortit CED, duhet të integrohet në kanal”, shpjegon ai.

Uji që do të mungojë prej kanalit, do të kompensohet nga ndërtimi i digës Melen – një tjetër mega-projekt, që do të ndërtohet 200 km në lindje të Stambollit. “Kjo do të bëjë, që kostot e ujit të rriten ndjeshëm”, parashikon Güney. E këtë do ta ndjejnë taksapaguesit.

Ekosistemi i rrugës së kanalit ka një faunë e florë të pasur, që si rrjedhojë do të dëmtohet duke rrezikuar ekszitencën e llojeve të rralla të gjallesave dhe bimëve.

Mbrojtësit e mjedisit tërheqin vëmendjen edhe, se për shkak të kanalit do të uhet të shpyllëzohen pyjet në veri të qytetit. Sipas një studimi të administratës së Stambollit do të duhej të priteshin mbi 200.000 pemë dhe gjithashtu do të asgjësohet një sipërfaqe toke bujqësore prej 136 km katrorë dhe 13 km katrorë kullota.

Krahas projektit janë planifikuar të ndërtohen edhe komplekse të reja banimi. Sipas planeve përgjatë kanalit do të ndërtohen hapësira banimi për rreth 1,2 milionë vetë. Sipërmarrjeve të ndërtimit do t’u vihen 83 km katror sipërfaqe në dispozicion.

Sipas inxhinierit të mjedisit Güney synimi kryesor me kanalin është përfitimi për investitorët. “Nga projekti i ndërtimit mund të gjenerohet një fitim prej 800 miliardë dollarësh”, vlerëson ai. Por këto hapësira banimi do të shkojnë në favor vetëm të shtresave të kualifikuara të popullsisë. „Klasa punëtorë do të mbahet larg kësaj zone. E po ashtu edhe mjedisi do të pësojë dëme”.

Kryebashkiaku i Stambollit do ta ndalojë ndërtimin

Një tjetër pikë konflikti janë kostot e larta të ndërtimit. Zyrtarisht bëhet fjalë për rreth 11,5 miliardë dollarë. Por eskpertët parashikojnë që shpenzimet do të jenë më të larta. Projekti do të realizohet „në kurriz të taksapaguesve”, janë kritikat nga administrata e Stambollit, që drejtohet prej opozitës.

Kryebashkiaku Ekrem Imamoglu, që qeveris arkën e Stambollit, socialdemokrat dhe anëtar i partisë më të madhe në opozitë CHP, është kundër rrugës artificiale ujore.

“Ne do ta luftojmë kanalin e Stambollit”, deklaroi ai. Projekti është i dëmshëm si për mjedisin e po ashtu me risk edhe për politikën ndaj ujit. Kryebashkiaku deklaroi, se „çdo ditë e çdo çast do të informojë me transparencë për projektin.

Kjo nismë ndoshta mund t’i shërbejë popullsisë së Stambollit – por atij vet në fakt nuk i ndihmon: Sepse pllakata me mbishkrimin „Ose kanali ose Stambolli”, që ai incioji për të tërhequr vëmendjen mbi rreziqet e projektit, u bë shkas që ndaj tij qeveria në Ankara të kërkojë hetim./dw

Tags: erdogankanali i stambollitturqi

TË LIDHURA

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë
Bota

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës
Bota

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Arrestimi i Maduros, Serxhio Perez: Shembull se besimi nuk humbet kurrë
Bota

Arrestimi i Maduros, Serxhio Perez: Shembull se besimi nuk humbet kurrë

17:52 | 05/01/2026
Next Post

Velipojë/ Njëri nga viktimat babai i Arjan Ferracakut që u eleminua në 2018-ën

Euro 2020/ Holanda pret çekët në 18:00, kush kalon gjen Danimarkën

Euro 2020/ Holanda pret çekët në 18:00, kush kalon gjen Danimarkën

Intervista e plotë e Albin Kurtit për Le Monde

Intervista e plotë e Albin Kurtit për Le Monde







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

by mirseda
20:07 | 05/01/2026
0

Me fjalimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, është mbyllur dhe protesta e parë e PD për...

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com