E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Euro 2020/ Holanda pret çekët në 18:00, kush kalon gjen Danimarkën

18:00: Holandë – Republika Çeke (Budapest)

Holanda sigurisht që do ta fillojë këtë ndeshje si favoritë pasi kaloi Grupin C me tre fitore. Pasi humbi si EURO 2016-ën ashtu edhe Kupën e Botës FIFA 2018, portokallinjtë lanë përshtypje të mirë në këtë rikthim në skenën ndërkombëtare dhe e mbyllën si sulmi më i mirë në fazën e grupeve me tetë gola.

Georginio Wijnaldum shënoi tre prej tyre, edhe dy herë “Lojtari i Ndeshjes”, Denzel Dumfries rezultoi gjithashtu një ‘tmerr’ për mbrojtjet kundërshtare duke shënuar dy gola.

Holandezët do të duhet të japin më të mirën e tyre edhe një herë për të mposhtur një ekip të fortë si Republika Çeke. Pavarësisht se skuadra e Jaroslav Šilhavý-t ishte një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta, ata mbajtën rrjetën e paprekur në fitoren e tyre të parë 2-0 kundër Skocisë., barazuan 1-1 me Kroacinë dhe u mundën ngushtë nga Anglia në Grupin D. Sulmuesi Patrik Schick ka treguar se edhe ai mund të jetë vendimtar.

Šilhavý ishte ndihmës trajner kur Republika Çeke u kthye nga dizavantazhi 2-0 për ta mposhtur  në fund Hollandën 3-2 në fazën e grupeve në EURO 2004, megjithëse e vetmja përballje e mëparshme me eliminim midis kombëtareve ishte në 1976-ën kur fitoi Çekosllovakia gjysmëfinalen 3-1 pas kohës shtesë.

Formacionet e mundshme:

  • Holanda: Stekelenburg; Dumfries, De Ligt, De Vrij, Blind, Van Aanholt; De Jong, De Roon, Vijnaldum; Depay, Malen

Jashtë: L. De Jong (gjuri)

  • Republika Çeke: Vaclík; Coufal, Čelůstka, Kalas, Kadeřábek; Souček, Holeš; Masopust, Barak, Jankto; Schick

Dyshim: Sadílek

Pezulluar: Bořil /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...