Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Megalomania dhe realiteti në vijim të një krize

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ngazëllimi për “tre kryeministrat” si foklorizëm i shekullit të ri

Nga: Genc Pollo

“Jo! Rusia nuk mund të sulmojë Ukrainën! Ajo është anëtare e OSBE-së, e Këshillit të Europës. Si mund të shkelë statutin e tyre? Nuk ka interes t’a bëjë këtë!” Ky ishte pak a shumë arsyetimi i shumë politikanëve dhe personazheve publikë në Europë deri në 24 shkurt, kur Putini udhëroi nisjen e agresionit ushtarak. Ky grup personalitesh përbëhej jo vetëm nga pacifistë naivë, optimistë miopë, dashnorë iluzionesh e idiotë të dobishëm. Ndër ta fatkeqsisht kishte edhe agjentë ndikimi të joshur me lloj lloj mënyrash apo edhe të shpërblyer me para nga Kremlini.

Deklarata e Edi Ramës se përmes nismës “Ballkan Hapur!” do të mund të evitohen kriza e tensione si ato që provokoi Vuçiç në mesnatën e 31 korrikut është e njëjtë në natyrë me bestytninë e mësipërme. Do t’i kurseja lexuesit këtu kategorizimin e Ramës në një nga nëngrupet e mësipërme të “dorëzanëve” për Putinin.

Por sugjerimi se me kontakte, biseda e shkëmbime arrihet çtensionimi madje edhe një paqe e qëndrueshme meriton të shtjellohet në mënyrë që të mos mund të përdoret për krijimin e mirazheve të rrezikshëm.

Prej më se një viti e pa shkak serioz Serbia refuzon të nënshkruajë aktin “Liria e Lëvizjes me letërnjoftim në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor (Freedom of Movement ëith ID Cards for WB6) në kuadrin e Tregut të Përbashkët Rajonal. Ky i fundit është produkt i Procesit të Berlinit. Nëse Serbia do e nënshkruante dhe do e zbatonte këtë akt gjysma e problemit që shkaktoi krizën e mesnatës së 31 korrikut do të ishte zgjidhur. Po qe se Serbia do të nënshkruante dhe do të zbatonte edhe një akt të ngjashëm për targat atëhere problemi do të ishte zgjidhur plotësisht.

Por problemi i madh është se Serbia edhe pas vitesh të gjata kontakesh, bisedimesh e shkëmbimesh me Kosovën nuk don të bjerë dakord. Edhe pse këto kontake, bisedime e shkëmbime jane ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian i mbështetur nga ShBA. Pse ndodh kështu do të rrekem t’a shpjegoj shkurt më poshtë. Por tashti shihni mirazhin e rrezikshëm të Ramës.

Atë koncesion Vuçiç nuk ja bëri Kosovës kur palë kërkuese e garantuese ishin shefat e Komisionit Europian por edhe shefat e qeverive si Merkel, Macron etj. Por Edi Rama mejton se Vuçiç do e bëjë mbasi të ulet në tavolinën e “Ballkan Hapu” vetëm me të dhe me Albin Kurtin. A tregon kjo megallomani ekstreme, optimizëm naiv apo diçka tjetër jo të pafajshme? Lezuesit le t’a gjejnë. Por të tilla mufka të thëna publikisht, madje në prani të një kryeministri tjetër, vetëm qesëndi meritojnë.

Bashkimi Europian e mbështetja amerikane nuk arriti të çonte Prishtinën e Beogradin drejt marrëveshjeve të qëndrueshme sepse nuk kishte bindshëm as shkop as karrotë ndaj Serbisë. BE nuk kishte shkop për vetë natyrën e tij. Kurse karrota e anëtarësisë në Union ishte abstrakte, e paaritshme dhe me gjasë në thelb e padëshiruar nga sundimtarë jodemokratikë si Vuçiçi. Kurse karrota reale e millionave euro ndihmë europiane as nuk u vu ndonjëhere seriozisht në diskutim nga Brukseli. Ka edhe arsye të tjera e kjo çështje komplekse meriton një shënim më vete.

Me situatën e re pas agresionit të Putinit gjerat mund të ndryshojnë pozitivisht. Vuçiçi është i vetmi kryetar shteti në Europë (veç Lukashenkos në Bjellorusi) që ka refuzuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Kjo nuk tolerohet në kohë lufte. Çuditërisht i vetmi shef qeverie në Europë që tregon mirëkuptim për këtë qëndrim është kryeministri i Tiranës.

Nga ana tjetër brurimat epike të Vuçiçit për “aksione vdekjeprurëse” kundër Kosovës nuk impresionojnë KFOR-in dhe zor se ndiqen nga veprime ushtarake. Por destabilizimi në Veri (Vuçiç pretendon se është dorëjashtë dhe Rama e konfirmon se janë vetëm serbët e rrëmbyer të Mitrovicës!) dhe në vijim “qetësimi” i situatës është në repertorin permanent të tij. Kështu ai del si “burrë i mirë” dhe përfiton atë gjë që edhe Rama kërkon për të: të zbutet trysnia perëndimore ndaj tij për adoptimin e sanksioneve anti-Putin.

Përgjigja më e mirë europiane për momentin do të ishte vendosja përfundimtare dhe e përhershme e masave për targat e letërnjoftimet  nga qeveria kosovare në 1 shtator.

Ish ministër e deputet

Tags: Genc PolloOSBEPutiniUkrainë

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Next Post
Projekti për aksin Milot-Fier/Rama: S’është tender i parafabrikuar

Projekti për aksin Milot-Fier/Rama: S’është tender i parafabrikuar

Gjobitet me 1874 dollarë, i gjetën dy McMuffin të padeklaruara në bagazh

Gjobitet me 1874 dollarë, i gjetën dy McMuffin të padeklaruara në bagazh

Ambasadorja e re e BE-së i paraqet letrat kredenciale presidentit Begaj

Ambasadorja e re e BE-së i paraqet letrat kredenciale presidentit Begaj







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com