Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mega-operacioni/ Shkon në 36 numri i të arrestuarve

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mega-operacioni/ Shkon në 36 numri i të arrestuarve

Ka shkuar në 36 numri i personave të arrestuar, kjo si pasojë e operacionit të koduar “Mezhgorani”. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, u ndalua shtetasi me inicialet A. Ç., 25 vjeç, banues në Këlcyrë.

Për të, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Nga ana e uniformave blu, vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Përmet

Vijon operacioni “Mezhgorani”.

Shkon në 36 numri i të arrestuarve.

Vihet në pranga një person i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Mezhgorani”, u ndalua një prej personave të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u ndalua shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Këlcyrë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Një ditë më parë Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.

Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ‘’Falsifikimi i dokumenteve dhe kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjatë operacionit që ka zgjatur 6 muaj janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 shtetas.

Këtyre personave u janë sekuestruar 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara. Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër, Fier e Tiranë, Forca e Posaçme Operacionale në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mezhgorani”.

Tags: megaoperacioniMezhgoranipolicia

TË LIDHURA

Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë
Aktualitet

Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë

16:38 | 04/04/2026
Radhë kilometrike në Qafë Thanë, shqiptarët kalojnë kufirin për karburant më të lirë
Aktualitet

Radhë kilometrike në Qafë Thanë, shqiptarët kalojnë kufirin për karburant më të lirë

15:19 | 04/04/2026
Si në filma! Grabitën kasafortën dhe armën e pronarit, rikthehen për ta kthyer, por u kapën mat
Aktualitet

Si në filma! Grabitën kasafortën dhe armën e pronarit, rikthehen për ta kthyer, por u kapën mat

15:08 | 04/04/2026
Next Post
Zyrtare/ Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, ja masat e marra

Zyrtare/ Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri, ja masat e marra

Paniku e fshehja e rasteve për koronavirusin/Trump: Mos u frikësoni

Paniku e fshehja e rasteve për koronavirusin/Trump: Mos u frikësoni

Presidenti Maduro vë alarmin: Koronavirusi u krijua kundër Kinës

Presidenti Maduro vë alarmin: Koronavirusi u krijua kundër Kinës







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje
Bota

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

by mirseda
16:58 | 04/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sërish se “koha po mbaron” që Irani të arrijë një marrëveshje....

5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

16:48 | 04/04/2026
Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

Lamtumirë Dubai/ Eksodi i miliarderëve nga “ishulli” i luksit, largohen prej luftës me Iranin

16:41 | 04/04/2026
Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë

Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë

16:38 | 04/04/2026
SHBA dërgon komandot, Irani shpërblim për pilotin e zhdukur të F-15

SHBA dërgon komandot, Irani shpërblim për pilotin e zhdukur të F-15

16:26 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com