Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Mediat e huaja: Goditje e frikshme ndaj biznesit të basteve në Shqipëri

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mediat e huaja: Goditje e frikshme ndaj biznesit të basteve në Shqipëri

Nga 1 janari nuk do të shikoni asnjë pikë bastesh në territorin e Shqipërisë. Qeveria vendosi t’u rezervojë basteve sportive një trajtim edhe më të rreptë sesa kazinove.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepenë për baste dhe, ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues, nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar”, deklaroi Rama një ditë më parë.

Por një deklaratë e tillë e bërë nga ana e kryeministrit ka bërë jehonë në mediat e huaja.

“Qeveria shqiptare thotë se do të zhvendosë të gjitha kazinotë dhe dyqanet e basteve jashtë zonave të banimit. Kjo do të jetë një masë për të frenuar përhapjen e tyre, veçanërisht në kryeqytetin e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama tha të martën se deri më 31 dhjetor të gjitha kazinotë, duke përfshirë dyqanet që merren me baste për sportet dhe garat e kafshëve, do të duhet të mbyllen. Ata do të lëvizin në periferi të qytetit.

Rrugët e qytetit në Shqipëri, një nga vendet më të varfra në Evropë, çuditërisht  janë të mbushura me dyqane bastesh sportive.

Kryeministri tha se megjithëse numri i kazinove ka rënë në 20 nga 40 në vitin 2013.  Të ardhurat e taksave të fatit të qeverisë janë rritur në 54 milionë dollarë. Ose (47 milionë euro) nga 37 milionë dollarë (32 milionë euro) pesë vjet më parë.

Rama gjithashtu paralajmëroi se mediat që nuk ndalojnë reklamimin ilegal të lojërave të fatit do të “mbyllen me forcë”. 

Për pronarët e këtyre bizneseve Rama i kishte një paralajmërim, të cilin e veshi me nuanca politike.

“Për ata që po synojnë ta çajnë rrethimin, për ligjin ekzistues, me metodat që e çanë koalicionin qeverisës kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti marrëzie kombëtare, sqaroj edhe një gjë tjetër. Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike, ose siç njihen në gjuhën zyrtare VLT”, theksoi më tej Rama.  “Brenda 24 orësh të heqin të gjitha reklamat nga ekranet, nga radiot, nga gazetat apo nga portalet”, u shpreh Rama dje.

Rama i paralajmëron edhe sot

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe sot për herë të fundit të gjithë portalet që ende reklamojnë biznese bastesh. Ai u kërkon që t’i heqin sa më parë, pasi ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre.

“Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm”, shkroi Rama në Twitter.

“Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, tha kreu i qeverisë.

Tags: bastevebiznesitfrikshmegoditjehuajaMediatndajshqiperi

TË LIDHURA

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”
Politikë

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

13:17 | 11/02/2026
Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone
Aktualitet

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

13:10 | 11/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Shpërndajeni/Familja nuk është një gjë e rëndësishme, ajo është gjithçka 

Shpërndajeni/Familja nuk është një gjë e rëndësishme, ajo është gjithçka 

Shkarkim drejtorit të burgjeve dhe padi spitalit privat, Martinaj “mollë sherri”

Shkarkim drejtorit të burgjeve dhe padi spitalit privat, Martinaj “mollë sherri”

Njihuni me të pavërtetat e mëdha të Ramës, deklarata që mund ta ‘fundosin’

Lojërat e fatit/Rama dërgon projektligjin në Kuvend







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”
Politikë

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

by mirseda
13:17 | 11/02/2026
0

19 efektivë policie, një qytetar dhe deputeti demokrat Beldjon Nallbati mbetën të plagosur gjatë protestës së djeshme...

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

13:10 | 11/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

Balla uron Shkëlqim Hajdarin, Prefekt i ri i Tiranës, garant të ligjshmërisë lokale

12:42 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com