Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Media në Ballkanin Perëndimor nën sulmin e qeverive dhe oligarkëve

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Toby Vogel “European Western Balkans”/ Ndryshimet e shpeshta të pronësisë; shkarkimet në dukje rastësore nga puna; ndryshimet e papritura në të ardhurat e reklamave; dhe telefonata e rastësishme miqësore ose më pak miqësore nga kryeministri ndaj kryeredaktorit në telefonin e tij privat jashtë orarit të punës –

këto janë të gjitha mënyrat, përmes së cilave elitat politike dhe të biznesit, synojnë të kontrollojnë atë që i lejohet të thonë gazetarët, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Metodat më të drejtpërdrejta të kërcënimit, përdoren gjithashtu nga sekserët në rajon:6 raste të sulmeve fizike ndaj gazetarëve dhe redaktorëve në Serbi vitin e kaluar, dhe 9 vitin

e kaluar, sipas unionit të gazetarëve të pavarur të Serbisë, NUNS.

“Gazetarët në Ballkanin Perëndimor po keqtrajtohen, vihen në presion, dhe po punojnë në një mjedis armiqësor”- thotë Aljaz Pengov Bitenc, një bloger dhe pronar i Radio KAOS në Ljublana.

Ndonjëherë gazetarët e rinj mund të kuptojnë nga incidentet më të vogla, zhvillime më të gjera, përpara se ato të kuptohen nga vëzhguesit dhe diplomatët.

Gazetarët dhe redaktorët, kanë përjetuar rënien e politikës demokratike në vendet e tyre për vite me radhë, përpara se shkencëtarët dhe anëtarët e think-tankeve të fillonin të shkruanin për “rrëshqitjet anti-demokratike”, “demokracinë jo liberale”, “stabilitokracinë” ose “shkonsolidimin demokratik” kanë qenë të provuara në të 6 vendet – teksa po i afrohen anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Europian.

Gjatë viteve, ka ndryshyar natyra e sulmeve ndaj mediave të lira në Evropën Juglindore. Sulmet fizike janë reduktuar, duke i hapur rrugë formave të frikësimit disi më delikate. “I kushtohet një vëmendje e madhe strukturave të pronësisë së mediave, dhe lidhjeve të tyre me qendrat e ndryshme të pushtetit”- thotë Pengov Bitenc. ”Për pasojë, janë gjithnjë e më të përhapura përpjekjet për të mbytur mediat dhe gazetarët, duke kërcënuar më tepër pasurinë e tyre ekonomike, sesa mirëqenien e tyre fizike”.

Ndryshime të tjera janë gjithashtu të dukshme, veçanërisht në Serbi, një pioniere në frenimin e mediave të lira. Dejan Anastasijeviç, gazetar veteran në Beograd, thotë:”Ndryshe nga Milosheviçi, i cili ishte i kënaqur të kontrollonte vetëm mediat kryesore, dhe nuk shqetësohej për pjesën tjetër, Vuçiç nuk toleron asnjë kundërshtim:madje as në gazeta dhe revista me tirazh të vogël, dhe as në median sociale.

Qeveria e tij, ndjek të njëjtin model. Nëse një gazetar i bën një pyetje të mirë një zyrtari, për shembull mbi shpenzimin e parave publike, ai ose ajo do të ballafaqohet menjëherë me një lumë fyerjesh, duke mos marrë asnjë përgjigje”.

Natyrisht, rënia e cilësisë së praktikave demokratike në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ka pasur ngritje-ngritjet dhe përjashtimet e veta. Rënia e qeverisë së mëparshme në Maqedoni, për shkak të aksionit qytetar të paparashikuar në fillim të vitit të kaluar, ishte një frymëzim për aktivistët në të gjithë rajonin.

Por ishte qartësisht një përjashtim:në shumicën e vendeve të tjera, udhëheqësit e papërgjegjshëm, e forcuan kontrollin e tyre mbi aspektet kryesore të jetës publike, ndërsa rrjetet e fuqishme të figurave politike dhe të biznesit, e thelluan kontrollin e tyre ndaj shtetit, duke nxitur Komisionin Evropian, që të ankohej publikisht për herë të parë për “kapjen e shtetit”, në strategjinë e tij mbi Ballkanin Perëndimor, të miratuar në shkurt të këtij viti.

Në tërësi, politika në këto vende është bërë më e ashpër dhe më polarizuar, ndërsa udhëheqësit në detyrë kontrollojnë gjithë vendin, dhe mediat kanë qenë ndër objektivat e tyre kryesore. Çfarë duhet të bëjnë të huajt për këtë, dhe çfarë mundet të bëjnë ata? Frenimi i lirisë së medias, është veçanërisht i dukshëm në Serbi dhe në Malin e Zi, dy vende që janë shumë më pranë anëtarësimit në BE, gjë që sugjeron që procesi i pranimit mund të jetë i pamjaftueshëm për të mbajtur qeveritë larg ndërhyrjes në lirinë e medias.

Për më tepër, autoriteti moral i BE-së mbi këtë çështje, është dëmtuar nga zhvillimet anti-demokratike në mesin e saj. Hungaria është thjesht shembulli më i ashpër i një qeverie të BE-së, që kërkon të kontrollojë mediat. Si në shumicën e fushave të tjera, që kanë të bëjnë me demokracinë dhe sundimin e ligjit, mesazhet e BE-së ndaj rajonit janë plot paradokse, kundërthënie dhe standarde të dyfishta.

Një shembull domethënës ndodhi javën e kaluar në Samitin e Londrës në kuadër të Procesit të Berlinit, ku qeveria pritëse – qeveria e Mbretërisë së Bashkuar – lejoi pyetje vetëm nga mediat britanike të paracaktuara, që nuk kishin të bënin aspak me temën e samitit.

Vëzhguesit bien kryesisht dakord, se mesazhet e BE-së kanë qenë të dobëta, dhe se nevojiten më shumë specifikime dhe denoncime. Mbetet të shpresojmë që Komisioneri i ardhshëm Europian për Zgjerimin, ta marrë më seriozisht këtë çështje sesa ai aktuali.

Por ka edhe fusha më konkrete, në të cilat mund të përqendrohet BE. Njëra ka të bëjë me rolin e mediave “të reja”. Siç e pamë diku tjetër, koha e dhënë, mediat online me një numër relativisht të vogël, por të përkushtuar, mund të konkurrojnë shumë me mediat tradicionale, në diktimin e rendit të ditës”- thotë Pengov Bitenc. PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BallkaninMediaoligarkëveperendimorqeverivesulmin

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Raketat Bërthamore/Trump përgënjeshtron mediat: “Shumë i kënaqur” për marrëveshjen me Phenianin

Athina në flakë, kërkon ndihmë ndërkombëtare

Policia helene shkatërron bandën shqiptaro-greke, 6 në pranga







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com