E diel, 29 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

“Më qëlloi djalin”, rrëfimi prekës i gruas që humbi burrin dhe të birin

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Bashkëshortja e Kujtim Dakucit, i cili u nda nga jeta bashkë me djalin e tij 19-vjeçar, Flogert Dakuci, pas një konflikti për pronën, ka folur sot për ngjarjen e ndodhur në fillim të tetorit.

Ngjarja ndodhi në familjen Dakuci, ku Sali Dakuci vrau me armë, vëllain e tij dhe nipin. Minushe Dakuci, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë, ka rrëfyer momentin kur kunati i saj qëlloi për vdekje burrin dhe djalin e saj.

Teksa kujton momentin kur kunati qëlloi djalin, Minushja shprehet se kujtoi që kishte gjuajtur në ajër.

“Kujtova se ka gjuajtur prapë në ajër, por kishte gjuajtur djalin. Ngaqë i ra Kujtimit, ka dalë se kishte qenë fshehur dhe ai ka gjuajtur djalin dy herë, unë e dija se kishte një plumb, por ai kishte dy. Ka dalë në krahun e majtë pas meje dhe ka gjuajtur edhe dy herë të tjera Kujtimin. Më pas u largua nja 3-4 metra doli drejtpërdrejt nesh dhe gjuajti në tokë tek këmbët e veta. Ai iku…”

Ja biseda në studio:

Mirela Milori: Nuk dua të të rikthej në ato momente, por ti ke qenë dëshmitare. Çfarë ndodhi në 1 Tetor?

Minushe Dakuci: Ne jemi çuar në mëngjes. Djali Flogerti ka ikur që në orën 8:00 nga shtëpia. Nuk kemi pasur konflikte siç kanë thënë televizionet janë konfliktuar në darkë. Asnjëherë jo sepse Kujtimi të dielën në darkë ka qenë në treg, ka ardhur ka ngrënë bukë, ka fjetur gjumë. Jemi zgjuar në mëngjes, Flogerti ka ikur në orën 8:00, ne kemi dalë nga shtëpia në orën 9:30 për tek puna. Jemi takuar me vrasësin në oborr, asnjë diçka.

Ishte i pirë që në mëngjes, ditë për ditë se atë punë kishte. Kaloi para derës sime, se ishim me një rrugë kryesore të oborrit, vetëm një rrugë kryesore, e përgjithshme për tre familje siç kemi qenë, pavarësisht se xhaxhai i Kujtimit kishte ikur. Ai kaloi për të ikur tek shtëpia e vet, ne u nisëm po tek dera, për të ikur tek puna, në anën e kundërt.

Kemi shkuar tek puna deri në orën 12:00. Në orën 12:00 erdhi Flogerti, më përshëndeti, më pyeti, iku tek shtëpia për të ngrënë bukë. Erdhi Kujtimi, që ishte pak më poshtë tek unë, erdhi sipër për të shkuar për të ngrënë drekë. Edhe unë isha duke mbledhur fasule, në parcelën e misrit. Më tha ‘i rashë telefonit të Gertit, nuk më doli’. Thashë ‘ndoshta e paska zënë gjumi’.

Mirela Milori: I ra telefonit të djalit?

Minushe Dakuci: Flogertit i kishte rënë.

Mirela Milori: Kishte qëlluar djalin të parin?

Minushe Dakuci: Jo, nuk ka qenë qëlluar djali. Saliu kishte dalë, kishte bllokuar rrugën, mos u fut tek shtëpia. Nuk kishim qenë në dijeni, nuk kishim pasur grindje, nuk kishim pasur asnjë diçka këto ditë.

Thashë e paska zënë gjumi. Pas dy-tre minutash dëgjuam një zë, ishte një zhurmë e madhe, po vinte, shante, por nuk e kuptonim nga kishte ardhur, se nuk kishim asnjë lloj informacioni. Aty paska dalë e ka bllokuar rrugën.

Djali kishte shkuar të futet tek shtëpia, ai e kishte rrahur se ndoshta ose ka qenë duke filmuar me telefon, të incizonte sepse gjithmonë na mohonin diçka. Ai i kishte rënë dhe e kishte hedhur telefonin tek gardhi, që e kishte vendosur mos u fut në shtëpi. Atë e kishte rrahur, djalin.

Nuk dimë asnjë gjë, ndoshta punë momenti që e ka rrahur. Se të rrahësh një fëmijë, ndoshta edhe ky i ka rënë me diçka, kishte një vulë anash. Vinte duke sharë, do t’i mbys dhe do t’i bëj thoshte. Nuk e dëgjonim mirë se ishim në parcelë të misrit, ishim në mes të parcelës. Dolëm nga parcela.

Nusja e vet i thoshte ‘mos e bëj, s’ka gjë mos e bëj’. Asgjë nuk dinim. Dolëm nga parcela për të shkuar në shtëpi të hanim bukë. Pasi kaluam 20 metra, sipër takuam motrën e Kujtimit. Kaloi Kujtimi nuk i foli, kalova unë më tha: ‘Atij i ke ra’… E pashë njëherë kështu, u habita. Atëherë më kërcënoi prapë.

I thashë: ‘Kujt i rashë? Isha tek puna, kujt i rashë?’ Nuk foli as se ka armë, as se ikni, as se vraponi, as diçka. Nuk më shkonte mendja se do ndodhte, se ka armë. Eca disa metra më zuri ai, më kaloi mua.

Ne u futëm tek prona ime, kurse ai vraponte na doli sipër, na preu rrugën. E zura Kujtimin, i thashë: ‘Ec Kujtim, ec’. Ai në terezinë e vet, se nuk dinte diçka, se mos kishte asnjë lloj konflikti. E pashë se na preu rrugën dhe u drejtua për poshtë tek ne, I dola vetë ballë për ballë, kunatit përpara.

Mirela Milori: E pe që kishte armë?

Minushe Dakuci: Jo nuk e pashë, se po ta kisha parë…

Mirela Milori: I dole vetë përpara?

Minushe Dakuci: I dola përpara vetë, e pashë që u drejtua nga poshtë. I thashë kthehu Kujtim. I vura duart në shpatulla. Ka për të ardhur ndoshta do më bjerë mua, ose do t’i bjerë Kujtimit, por kishim tek puna një sëpatë të vogël, por ishte e mprehtë, që mos bëjnë sherr. Thashë ndoshta i nxehet gjaku, se ishte durues i madh, por se mos i nxehej gjaku thashë dhe ia hedh.

Mirela Milori: Doje të shmangie sherrin?

Minushe Dakuci: Po, i vura dy duart në shpatulla e ktheva, kur e ktheva gjysmën e trupit të Kujtimit, ndërmjet supit të djathtë timit ka gjuajtur… Për momentin e humba, kujtova se hodhi një kapsollë, për të na frikësuar. Kur i ra të fikët Kujtimit, ka rënë në tokë, aty e pashë që ishte armë pistoletë.

Mirela Milori: Dhe pastaj?

Minushe Dakuci: Pastaj ka dalë djali, prapë nuk e kam parë. Kujtova se ka gjuajtur prapë në ajër, por kishte gjuajtur djalin. Ngaqë i ra Kujtimit, ka dalë se kishte qenë fshehur dhe ai ka gjuajtur djalin dy herë, unë e dija se kishte një plumb, por ai kishte dy. Ka dalë në krahun e majtë pas meje dhe ka gjuajtur edhe dy herë të tjera Kujtimin. Më pas u largua nja 3-4 metra doli drejtpërdrejt nesh dhe gjuajti në tokë tek këmbët e veta. Ai iku…

Mirela Milori: Ai shkoi në shtëpi dhe atje kreu vetëvrasjen?

Minushe Dakuci: Ai shkoi në shtëpi, kur çova kokën për lart ku ishte pashë kunatën që po shikonte në këmbë, më sipër ishte plaka, nëna e Kujtimit…

Minushe Dakuci e kishte tepër të vështirë të vazhdonte më tej rrëfimin e saj. /tvklan

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Po në tualet do na nxirrni?”, Ardit Gjebrea nuk ia përton fanses

Këtë të dielë, në emisionin e përjavshëm “E  diela shqiptare”, do jetë e ftuar këngëtarja e njëkohësisht moderatorja Jonida Maliqi, e cila bashkë me...

‘S’jemi të pavarur dhe as të çliruar, 5 miliarderë na kanë marrë peng’

Politogolu dhe analisti Afrim Krasniqi, ndryshe nga atmosfera festive gjatë këtyre dy ditëve ka dalë me një gjykim ndryshe. Përmes një postimi në Twitter,...

Busti i Skënderbeut/Spahiu: Kanë ëndërruar që të jetë më i gjatë se Rama

Dje në Prizren u inaugurua shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”. Në Ditën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e...

Grabitje në 60 sekonda/Minorenët bëjnë namin, policia merret me gjobat

Në kohën kur Policia e Shtetit ka dalë në terren e merret me personat të cilët nuk janë të pajisur me maskat anti-Covid, nga...

Mbrëmë u shfaq në emisionin e Luana Vjollcës, këngëtarja: Jam infektuar

Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, por ka sqaruar se...