Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Më pak se viti kur merrnim bukë me triskë”- Disa shifra “tronditëse” për Shqipërinë nga viti 1950 në 2020-n

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Më pak se viti kur merrnim bukë me triskë”- Disa shifra “tronditëse” për Shqipërinë nga viti 1950 në 2020-n

Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87.000 hektarë grurë. Në vitin 1991 mbillte 144.000 hektarë. Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë. Pra në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950, kur Shqipëria e merrte bukën me triskë.

Nga: Abdurahim Ashiku

Me 80 për qind të tokës djerrë nuk ka bukë, nuk ka Shqipëri të pavarur. Kam një këshillë shoqërore për kolegët në media: Duhet të nisni të përsërisni çdo ditë togfjalëshin “ËSHTË KOHA E MBJELLJES SË GRURIT”.

Thuajeni nga mëngjesi në darkë, dhe jo vetëm: Duhet edhe ta ndiqni me laps, aparat fotografik apo kamerë televizive mbjelljen e grurit, thekrit, elbit, në fusha, kodra e male pa u lodhur dhe me profesionalitet.

Është pikërisht koha. Tetori është muaji më i mirë për mbjelljen e grurit. Pyetni këdo prej specialistëve (të vjetrit që kanë qenë në ballë të “fushatës së mbjelljeve” më se tri dekada më parë) por edhe të rinjtë ata që sapo kanë mbaruar universitetin, sapo kanë dhënë provimin e lëndës “Bimët e arave” apo “Fitoteknisë”, siç e quanin një herë e një kohë. Nëse mbjellim grurë tani, nuk kemi pse e trembim më popullin me gogolin e “krizës energjetike”, “krizës së bukës” e refreneve politike me “krizën-kryefjalë”.

Në vitin 1959, Nikita Hrushovi urdhëronte të mbjellim agrume se aq grurë sa konsumonte Shqipëria e hanin mijtë në depot ruse (!) Enver Hoxha nuk e dëgjoi. Disa thonë se bëri  keq, disa se bëri mirë.

Nejse, ombrella pas shiut të mbetet në dorë. Le t’u kthehemi shifrave që “s’luajnë”: Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë. Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë. Në vitin 2013, kur z.Rama u bë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë ishte 71.200 hektarë, 15.800 hektarë më pak se sa ishte mbjellë në vitin 1950 kur Shqipëria e merrte bukën me triskë. Në vitin 2020 kjo sipërfaqe zbriti në 53.946 hektarë, me një minus prej 17.300 hektarësh. (Të dhënat janë marrë nga INSTAT dhe nga vjetarët statistikorë).

Asnjë qeveri në këto tridhjetë vjet kalimi nga “diktatura” në “demokraci”, nuk mendoi të mbjellë, nuk mendoi për bukën e popullit por për “bukën e xhepit”. Nuk po hyj në “të thella” për thekrën, misrin, orizin, tërshërën (aq e preferuar për fëmijë e të rritur për përshesh në mëngjes) e drithëra të tjerë. Sipërfaqja e mbjellë me ta është disa herë më e vogël.

Aktualisht në Shqipëri gruri dhe drithërat e tjerë janë bërë “bimësi e kopshtarisë”, mbillen për konsum familjar, prodhimi nuk del në treg.  Mendësia e qeverisjeve të kohës së “demokracisë” është: pse ta mbjellim kur na vjen nga Kanadaja, Ukraina, Rusia, Australia, madje-madje edhe nga fqinji më i afërt, Serbia? (te kjo e fundit cilësinë për bagëti e blejmë ne për bukë).

Është koha të mbjellim grurë.

Thekrës i kaloi sezoni, çfarë u mboll, u mboll. Thekra e ka kohën në shtator, muaji kur mbillet por edhe muaji kur korret. Ajo mbillet në zonat e larta malore, në Klenjë, Shishtavec. Dhe është edhe bukë, edhe lëndë ndërtimi; kërcejtë e saj përdorur në punishte artistike.

Në vitin 1950 mbillej 1.000 hektarë thekër, në vitin 1990 mbilleshin 12 mijë hektarë kurse në vitin 2020 u mboll 1321 hektarë dhe kjo vetëm në rrethet Dibër (158), Elbasan (114), Korçë (644) Kukës (400) dhe Tiranë (5) hektarë.

Nuk gjej të dhëna për tërshërën. Ajo futet në thesin e vjetër (tagjira) kur mbushte torbat e qeve në zgjedhë gjatë punës në arë apo të kuajve në transport. Tani tërshëra është bërë më e kërkuara në treg dhe e ka kaluar “luksin” e fillimit, është bërë ushqim kryesor për fëmijë, madje edhe për të rritur në nivelet e larta të plutokracisë.

Nejse! Gruri ka tani kohën më të mirë për mbjellje në zonat malore. I mbjellë në tetor ai ka kohën e vet të plotë të mbijë e të vëllazërojë, të futet në dimër dhe t’i shpëtojë paq “krizës së ngricave” e të dalë në pranverë me plot vëllezër e ngjyrë jeshile të thellë, të lëshojë shtat, të nxjerrë kallëza, të piqet e të mbush hambarë.

Nuk e them unë këtë, e thotë shkenca, e thonë studimet shumëvjeçare të Institutit të Lushnjës shtrirë në të gjitha stacionet bujqësore të rretheve dhe në lartësitë nga niveli i detit në male. Sot nuk e thotë askush, thjesht se Institut nuk ka, stacione  studimore nuk ka, shtet për bujqësinë nuk ka. Koha për mbjelljen e grurit në zonat malore po kalon. Askush nuk e mat, askush nuk flet.

Për zonën e ulët bregdetare, zonë ku tradicionalisht është mbjellë gruri, Myzeqenë, që ka qenë quajtur edhe “hambar i grurit” është koha e punimit të tokës dhe përgatitjes për mbjellje.

Kaq do të thosha për afatet me rezerva agronomike në hollësi.

Kryeministri ynë flet për bukën, krizën e saj, rritjen e çmimit, masat lehtësuese për të vobektët zyrtarë, pensionistë e të barabartë në burime jetese si ata. Flet nga zyra apo nga  rruga kur kalon e i turren për ti marrë ndonjë fjalë gazetarët. Do të desha të fliste nga fusha e Myzeqesë, Thumanës, Nënshkodrës, Vlorës, Elbasanit, Beratit, Korçës. Me bujq, me mekanizatorë, specialist të bujqësisë. T’i pyeste dhe të merrte shënime se çfarë duhet bërë për rritjen e prodhimit të drithërave, rritjen e sipërfaqes dhe të rendimenteve, punën kërkimore shkencore për bimët e arave.

Mbase nga kjo do të mësonte se është urgjente që të ngrihet përsëri Instituti i Kërkimeve Bujqësore në Lushnje. Dhe jo vetëm ai, por edhe Instituti i Misrit dhe Orizit në Shkodër, Instituti i Perimeve dhe i Patateve në Tiranë, Instituti i foragjereve në Fushë-Krujë, Instituti vreshtave, pemëve frutore, agrumeve, ullirit.

Nuk ishin kot ato institute. Atje punuan dhe përcollën një trashëgimi të madhe shkencore në prodhimin e farërave elitë të grurit, misrit e të drithërave të tjerë shkencëtarët më të mëdhenj të Shqipërisë. Hibridet e misrit prodhuar nga Hysen Laçej dhe Ahmet Osja ishin certifikuar nga më të mirët në shkallë botërore. Për të mos vazhduar me qindra të tjerë që ose kanë ndërruar jetë ose nuk i pyet askush për veprën e tyre.

Sot, fatkeqësisht, mbillet me farëra të degjeruara gjenetikisht, pa etiketë e pa garanci mbirëse. Do të ishte në nderin tuaj i nderuar kryeministër që në mandatin tuaj të tretë t’u jepnit hapësirë të plotë instituteve shkencore të bujqësisë.

Është koha. Bota po mendon se si të shfrytëzojë shkretëtirën për mbjellën e bimëve bujqësore, si të shfrytëzojë, lumin, liqenin, detin në shërbim të plotësimit të nevojave me bukë, perime, fruta e të tjerë. Jeta njerëzore në vështrim të parë ka bujqësinë dhe blegtorinë. Pa to nuk jetohet.

Është koha që bujqësinë ta nxjerrim në plan të parë. Që të realizohet kjo, stimuloje fshatarin të mbjellë grurë, misër, thekër, tërshërë, elb, oriz. Lidh kontratë me të që tani duke i paguar në dorë hakun e punës, shërbimin bujqësor nga mbjellja në korrje, duke e bërë të interesuar atë që të mbushë “hambarët” e tij me lekë e hambarët e shtetit me drithë.

Shqipëria mund që në hapësirën e saj bujqësore të prodhojë “bukën në vend”, bukën për një popullsi prej 2 milionë banorësh sa japin statistikat zyrtare. Kur në titull vura thirrjen “Është koha e mbjelljes së grurit”, shënjestrën e kisha larg, shumë larg…

—–

Abdurahim Ashiku është agronom, pedagog i bimëve të arave.

Tags: bukegrurishqiperia

TË LIDHURA

Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit
Politikë

Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

19:23 | 17/09/2025
Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re
Shqipëria

Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re

19:10 | 17/09/2025
Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij
Aktualitet

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

18:43 | 17/09/2025
Next Post
“Dyfishim i buxhetit të 2013”, Rama: Do kemi dimër të vështirë, po paguajmë kostot e një diktatori

“Dyfishim i buxhetit të 2013”, Rama: Do kemi dimër të vështirë, po paguajmë kostot e një diktatori

Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit të shqiptarëve

Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit të shqiptarëve

Dosja “Babale”/ Salianji rrezikon burgimin sot, pritet vendimi i Apelit

Dosja “Babale”/ Salianji rrezikon burgimin sot, pritet vendimi i Apelit

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Ishin fajtorë të dy, por babi s’duhet të arrinte këtu. Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

21:23 | 12/09/2025




TË FUNDIT

Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik
Showbizz

Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

by mirseda
19:31 | 17/09/2025
0

Reperi i njohur, Mozzik, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan së fundmi në media për një arrestim...

Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

19:23 | 17/09/2025
Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re

Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re

19:10 | 17/09/2025
E bujshme/ Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse Izraeli kualifikohet

E bujshme/ Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse Izraeli kualifikohet

19:03 | 17/09/2025
Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

18:43 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com