Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Me media të lirë pa shtet, apo shtet pa media të lirë?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Me media të lirë pa shtet, apo shtet pa media të lirë?

Nga Ilir Demalia

Tashmë, si asnjëherë në historinë presidenciale të SHBA-ve, Presidenti Donald Trump ka prerë çdo komunikim direkt me gazetarët. Ai vetë dhe sekretari i shtypit. Dhoma e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë i ka mbyllur dyert.

E gjithë tradita e presidentëve të SHBA-ve ka pasur komunikim të rregullt me shtypin, direkt me Presidentin, ose me sekretarin e shtypit.

Richard Nikson u largua nga Shtëpia e Bardhë si President i SHBA-ve për skandalin e Watergate, duke nënshkruar dorëheqjen për të mos u ballafaquar me drejtësinë. Për dy vjet, nën një presion të përditshëm mediatik të një skandali, që u zbulua nga dy gazetarë të rinj të “Washington Post”, Bob Woodward dhe Carl Bernstain, Presidenti Nikson, vetë apo nëpërmjet sekretarit të shtypit, Ron Ziegler, nuk e preu komunikimin me shtypin dhe dera e dhomës së konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë hapej, së paku, dy herë në javë, deri ditën që deklaroi dorëheqjen nga dhoma e shtypit, më 9 gusht 1974.

E njëjta situatë edhe me Presidentin Bill Clinton. Dy vjet i morën me një skandal seksual, duke e çuar në hetim në vitin ‘93-‘94. Presidenti vazhdoi marrëdhënien me shtypin, vetë, apo me sekretarin e shtypit Joe Lockhart. Zyra e shtypit nuk u mbyll. Presidenti Clinton pranoi të hapet dosja e tij, të dëshmojë dhe të dalë para Gjykatës. Presidenti Clinton fiton, duke u përballur me median në mënyrë transparente dhe duke u ballafaquar me drejtësinë. Media është pushteti i katërt, ai pushtet, që krijon transparencën mes pushtetit politik (qeverisë) dhe popullit.

Abraham Lincoln ishte ministër i SHBA-ve në Paris, (President 1861-1865 deri ditën që e vranë), më 16 janar 1787, i dërgon një letër anëtarit të Kongresit dhe Marshallit të Virginia-s, Edward Carrington, rreth rëndësisë së shtypit dhe fuqisë së shtypit si pushtet i katërt për të kontrolluar dhe mbajtur balancat e pushteteve nëpërmjet transparencës me shtypin dhe popullin. Ndërmjet të tjerave i shkruan një pyetje retorike Carrington,

“Në qoftë se do të më kërkonin se do të pranoja një qeveri pa shtyp të lirë, apo një shtyp të lirë pa qeveri, pa asnjë hezitim që do zgjidhja të fundit”. Në kundërshtim me vlerësimin dhe të drejtën e shtypit, që kanë treguar dhe lejuar të gjithë presidentët e Amerikës, duke respektuar dhe zbatuar amendamentin e parë të Kushtetutës, jo që nuk kanë mallkuar shtypin, por në të kundërt, e kanë trajtuar me shumë respekt edhe pse më shumë i kanë hapur probleme. Për këtë është media dhe për këtë quhet pushtet i katërt. Së paku, në Amerikë askush nuk ka fituar me median.

Presidenti Trump ka prerë marrëdhënien me shtypin për arsye se nuk do të ballafaqohet me median direkt, po ka një komunikim direkt me popullin nëpërmjet “Twitter”. Ky komunikim ka një anë, atë çka do të japë Presidenti dhe jo atë çka do të kërkonte shtypi për të krijuar transparencën nëpërmjet pyetjeve që do i drejtonin Presidentit.

Në të kundërt, Presidenti, si kurrë më parë, ka fyer, ka mallkuar median për të krijuar frikë dhe frustrim, tipar ky i udhëheqësve autoritaristë, por që nuk mund të funksionojë në Amerikë për shkak të mënyrës se si është ndërtuar sistemi amerikan, kontroll – balancë e pushteteve dhe garancisë së lirive nëpërmjet Kushtetutës.

Presidenti Trump ka thënë: “Nuk ka asgjë për të fshehur! Le të zbardhet raporti i Mueller (prokurori i posaçëm që hetoi lidhjet e fushatës së Trump me Rusinë)”. Tani që kongresi kërkon të hapen 400 faqe të raportit të prokurorit special, Robert Muller, Presidenti thotë se kjo është një çmenduri!

Trump thotë se nuk ka problem me taksat, por nuk pranon të hapen ato!

Trump, në 980 ditë si President, është kapur 720 herë në gënjeshtër apo duke thënë dy gjëra të ndryshme për të njëjtën gjë.

Prokurori Përgjithshëm i SHBA-ve, William Barr, po vonon t’i dorëzojë dosjen Kongresit, por që do t’ia dorëzojë deri më datë 15 prill 2019, maksimumi. Komiteti Juridik në Kongres, ka dërguar kërkesën për rreth 80 vetë dhe institucione, që kanë marrëdhënie për akuza për korrupsion, abuzim i fuqisë së pushtetit nga Presidenti Trump dhe bashkëpunëtorë të tij dhe familjarë.

Në një kohë që fillon dhe fushata për Presidentin në 2020, lufta politike do të jetë e ashpër si asnjëherë më parë, thonë analistët. Trump ka kundër median, përveçse “Fox News”. Media ka rol të madh në zgjedhje, sidomos këto që vijnë, të cilat do të tregojnë dhe atë çfarë ka ndodhur në nëntor 2016. Në anën tjetër, pritja se çfarë do të dalë nga zbardhja e raportit “Muller”, ku rreth 38 persona që kanë punuar rreth Presidentit në atë dosje janë dënuar apo kanë rekorde kriminale për korrupsion, pastrim parash, transferta offshore, shmangie taksash etj., si p.sh. Michael Cohen, ish-avokati i Trump, Paul Manafort, ish-shefi i fushatës së Trump në 2016-n, Michael Flynn, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Rick Gates, George Papadopoulos dhe shumë të tjerë.

A thua Presidenti të ketë qenë kaq i verbër sa të mos ketë kuptuar asgjë se çfarë ndodhte rreth tij me bashkëpunëtorët e tij më të afërt?! Fjalën e fundit e thotë drejtësia amerikane.

Tags: Ilir DemaliaMediapa shtettë lirë

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Video/E imitoi në “Portokalli”, Rezart Veleshnja: Braçe më ka bërë bllok

Video/E imitoi në “Portokalli”, Rezart Veleshnja: Braçe më ka bërë bllok

Rama bën deklaratën e fortë: Berisha është penduar që s’më ka vrarë

VIDEO/ Berisha nxjerr përgjimet: Si po mbahet Rama peng nga Alizoti

Masakra e Selenicës/Caktohet seanca e radhës për Ritvan Zykajn

Masakra e Selenicës/Caktohet seanca e radhës për Ritvan Zykajn







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

by mirseda
15:09 | 13/02/2026
0

Palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah po bëjnë dekorime duke pritur muajin e shenjtë të Ramazanit, pavarësisht...

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

15:07 | 13/02/2026
Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

14:40 | 13/02/2026
Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

14:32 | 13/02/2026
QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com