Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

‘Më kap nëse mundesh’/ Historia e jashtëzakonshme e mashtruesit Frenk Abanjale

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
‘Më kap nëse mundesh’/ Historia e jashtëzakonshme e mashtruesit Frenk Abanjale

Pjesë të jetës së pabesueshme të Frenk Abanjales u përshkruan në filmin e famshëm të vitit 2002 “Catch Me If You Can” me protagonist aktorin amerikan Leonardo Di Kaprio. Si filmi dhe drama e shfaqur në Broduej në vitin 2011 u bazuan në vetë kujtimet e Abanjales me të njëjtin titull të shkruara në vitin 1980.

I lindur më 27 prill 1948, Frenk Abanjale Xhunior u ​​rrit në Nju Jork. Prindërit e tij u divorcuan herët. Duke jetuar vetëm me babanë e tij, Frenk nisi vjedhjen e dyqaneve që në adoleshencën e tij të hershme. I ati e lejoi atë të përdorte një kartë krediti.

Duke braktisur vjedhjen e dyqaneve, Abanjale vendosi të përfitonte nga karta e babait të tij. Ai blinte gjëra, dhe pastaj i rishiste ato për të fituar para, duke ndarë disa nga fitimet me nëpunësit që kryenin transaksionet.

Mashtrimi funksionoi derisa babait të tij nisën t’i vinin fatura të mëdha. Pasi u zbulua ai u dërgua në një shkollë për “djem të devotshëm. Por Abanjale u arratis në momentin më të parë në moshën 16 vjeç. Me pak para apo arsimim zyrtar, i riu Abanjale duhej të gjente një mënyrë për të mbijetuar.

Një nga veprimet e para ishte manipulimi i patentës së shoferit, për t`a bërë atë të dukej 10 vjet më i madh. Gjithashtu Abanjale shtoi artificialisht arsimimin e tij. Më tej, ai nisi të firmoste çeqe për veten e tij, duke e mbingarkuar me mijëra dollarë borxhe llogarinë e tij të vogël bankare.

Kur kjo skemë u bllokua, Abanjale nisi të hapte llogari të tjera nën identitete të ndryshme të rreme. Ky do të ishte burimi kryesor i të ardhurave të tij në kohën kur ai zhytej në aventura të reja. Një nga ëndrrat e Frenk ishte të bëhej pilot. Kështu ai falsifikoi një kartë identiteti dhe licencë, pastaj telefonoi linjën ajrore Pan Am dhe pretendoi të ishte një punonjës i saj që kishte humbur uniformën e tij në një hotel.

Pan Am i dërgoi menjëherë një uniformë të re. Në atë kohë, linjat ajrore kishin një politikë të tillë, ku pilotët profesionistë mund të udhëtonin falas në çdo linjë. E vetmja kompani që duhej shmangur ishte Pan Am.

Abanjale e shfrytëzoi plotësisht këtë mundësi dhe fluturoi për qindra mijëra km, duke pasur qasje falas në hotele. Edhe pse ishte adoleshent, Abanjale duhet të rrinte me pilotët në kabinën e pilotit dhe të dilte bashkë me stjuardesat.

Madje atij iu kërkua të drejtonte disa avionë, të cilët fatmirësisht i la në opsionin e autopilotit. Pas gjurmimit të disa identiteteve të rreme, policia filloi të hetojë burimin. Abanjale vendosi të largohej nga fluturimi dhe të hynte në botën e jurisprudencës.

Ai u zhvendos në Luiziana ku falsifikoi kopjet e Ligjit të Harvardit, duke arritur të marrë provimin për jurist. Në moshën 19vjeçare, ai figuronte si i punësuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit të Luizianës. Por shumë shpejt doli që një nga kolegët e Abanjales kishte shkuar vetë në Shkollën e Drejtësisë në Harvard,  dhe kishte filluar të bënte kërkime mbi historinë e punonjësit të ri.

Duke parandier telashe, Abanjale iku nga Luiziana dhe shkoi në Xhorxhia. Gjatë aplikimit për një apartament atje, në formularin e aplikimit ku kërkohej profesioni, Abanjale shkroi “doktor”. Shumëshpejt, ai u miqësua me një mjek që rastisi të jetonte në të njëjtën ndërtesë. Mjeku i vërtetë i kërkoi Abanjales të angazhohej si një mjek praktikant në një spital lokal.

Për fat të mirë, ai pozicion nuk kërkonte kryerjen e procedurave mjekësore, por vetëm mbikëqyrje dhe administrim. Sidoqoftë, pati disa urgjenca mjekësore, të cilat mjeku i rremë ia doli disi t`i menaxhonte.

Duke pasur frikë se mos policia dhe FBI po i afroheshin zbulimit të identitetit të tij, Abanjale vendosi të largohej nga Shtetet e Bashkuara, dhe të fillonte një jetë të re në Francë. Por një stjuardesë gjatë udhëtimit për në Francë, e cila ishte gjithashtu një ish e dashura e tij, pa foton e Abanjes në një poster për të shumëkërkuarit dhe telefonoi policinë në vitin 1969.

Mashtruesi u arrestua dhe u burgos për 6 muaj. Pastaj u ekstradua në Suedi ku kaloi në burg edhe 6 muaj tjerë. Më në fund, Abanjale u dërgua sërish në Shtetet e Bashkuara për t’u gjykuar. Por Abanjale nuk u paraqit kurrë në sallën e gjyqit, pasi arriti të arratisej nga burgu. Më pas mori një tren për në Montreal me synimin për të ikur nga Kanadaja për në Brazil.

Por u kap në Montreal dhe u kthye sërish në Amerikë. Abanjale u dënua me 12 vjet burg në Atlanta për falsifikim. Por madje deshi të arratisej sërish nga burgu në vitin 1971. Në përpjekje për të shkuar sërish në Brazil, Abanjale u kap në Nju Jork, dhe u dërgua sërish në burg në Virxhinia.

Në vitin 1974, FBI i ofroi Abanjale një marrëveshje. Në këmbim të lirisë së tij, Abanjale do të duhej t`a përdorte përvojën e tij për t`a ndihmuar FBI-në të zgjidhte krime të tjera të mashtrimit. Ai ra dakord dhe që atëherë ka punuar për dekada me FBI-në. Madje ai ngriti kompaninë e tij e cila i edukonte njerëzit se si të shmangin rënien viktimë e mashtruesve.

Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2019/01/15/catch-me-if-you-can/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Frenk Abanjalehistorimashtrues

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Pas 20 vitesh negociata, finalizohet marrëveshja historike tregtare mes Indisë dhe BE-së
Bota

Pas 20 vitesh negociata, finalizohet marrëveshja historike tregtare mes Indisë dhe BE-së

09:10 | 27/01/2026
Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

22:19 | 26/01/2026
Next Post
Fidel Ylli thirrje Ramës: Rikthe bastet sportive, s’i mbylli dot as Enver Hoxha

Fidel Ylli thirrje Ramës: Rikthe bastet sportive, s’i mbylli dot as Enver Hoxha

SHBA/ Qeni iu bën “testin” anti-covid tifozëve para ndeshjeve (Video)

SHBA/ Qeni iu bën “testin” anti-covid tifozëve para ndeshjeve (Video)

Merkel u kërkon gjermanëve durim dhe respektim të masave kundër Covid-19

Merkel u kërkon gjermanëve durim dhe respektim të masave kundër Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Malaj: Ulje e informalitetit në turizëm, u rrit me 5% numri i punonjësve 18% fondi i pagave
Ekonomi

Malaj:Fermerët në2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë.508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin

by mirseda
11:27 | 27/01/2026
0

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se për vitin 2025 fermerët kanë përfituar drejtpërdrejtë 6.4 miliardë lekë,...

Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

11:24 | 27/01/2026
Vlorë, Presion ndaj punonjësve pas peticionit, pezullohet puna zv.drejtori Hipotekës

Vlorë, Presion ndaj punonjësve pas peticionit, pezullohet puna zv.drejtori Hipotekës

11:19 | 27/01/2026
Kërkoi akt-ekspertim për faksin “Për Shkëlzenin”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi akt-ekspertim për faksin “Për Shkëlzenin”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

11:16 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com