SHBA/ Qeni iu bën “testin” anti-covid tifozëve para ndeshjeve (Video)

Pandemia globale i ka dhënë një goditje të fortë sportit në të gjithë botën, kjo për shkak të mungesës së tifozëve.

Megjithatë, një gjetje gjeniale vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sporti më i ndjekur është padyshim kampionati i basketbollit, NBA.

Klubi i Majemi Hit ia ka dale më në fund të hapë pallatin e sportit për tifozët e vet, duke pranuar një numër të kufizuar.

Nuk munguan kontrollet, masat sanitare, distancimi social apo maskat, por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e një qeni i cili i nuhaste të gjithë tifozët më radhë në hyrje.

Në një farë mënyre, qeni ishte ai që bënte “testin” anti-covid, për tifozët që qëndronin në radhë. Ai nuhaste me radhë 1500 tifozët, për të ndjerë Covidin në djersën e duarve.