Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Më kanë lënë pa dyshek, kam fjet në ujë”, rrëfimi drithërues i të burgosurit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Më kanë lënë pa dyshek, kam fjet në ujë”, rrëfimi drithërues i të burgosurit

Ditën e sotme është gjetur i pajetë në burgun e Peqinit, Andon Mëhillaj, i njohur si anëtar i bandës së Julian Sinanajt. Në të njëjtën ditë, një person që vuan dënimin në këtë institucion, ka telefonuar të ëmën dhe i ka treguar se si keqtrajtohet brenda qelisë dhe si shërbimet në këtë institucion shiten me para nën dorë.

Në këtë material, të cilin e kanë dërguar pranë emisionit “Stop”, ai dëgjohet teksa i tregon nënës së tij torturat që përjeton në këtë burg, ku i thotë se e kanë lënë në dhomën e izolimit të flejë pa dyshek dhe pa batanije, apo se kanë tentuar që ta lidhin me pranga në duar dhe këmbë.

Ai i kërkon ndihmë nënës së tij, ndërsa i thotë se nuk duron dot më e se mendon të kryej vetëvrasje. Ai shprehet se shefi i policisë e ka dërguar atë në dhomën e izolimit, pasi sipas tij, i ka shitur qelinë një të burgosuri tjetër.

Ndër të tjera, ai tregon se të gjitha këto akuza që hedh janë të fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda këtij institucioni.

I burgosuri-  Po më bëhet një padrejtësi e madhe në burgun e Peqinit.

Nëna e tij- Po!

I burgosuri- Shefi i policisë më ka pru pa të drejtë në izolim, sepse ka marrë lekë edhe ka shit dhomën që rri…

Nëna e tij- Po!

I burgosuri- Edhe më ka kaluar këtu në izolim, pa asnjë lloj lidhje. Me datën 3 nga ora 12 ka tentuar një Ilir… Ilir Boçi, për të më therur nga skara, që po flisja në telefon, që të mora ty.

Janë kamerat mami, nuk janë fjalë, janë kamerat atje, që tregojnë të vërtetën dhe më kanë pru këtu, për arsye, që ato të dalin të justifikum, për të shit dhomën dhe për të çu njerëzit, që kanë marrë lekët direkte te shefi i policisë.  Sot më kanë ardh këtu duke më provoku dhe duke më thënë që: “Ne ty do të të bëjmë, që t’i të hash baltë këtu, gabel i m*tit”!

Janë kamerat, që tregojnë këtu mami këtë gjë. Kjo telefonatë, që po të marr tani, nuk do të marr më, sepse aq ma kanë mbush zemrën. Unë do të vras veten.

Mua nuk më lejnë me dal në telefon. Unë do të vras veten, ose do t’i vej flakën vetes. Mundohu të më shpëtosh si fëmi, që më ke! Jam njeriu me sjelljet më të mira, në burgun e Fushë-Krujës, dhe në burgun e Peqinit…

Më kanë nxjerrë nga vetvetja komplet mami. Nuk i di arsyet. Të drejtat e njeriut këtu m’i kanë shkel komplet mami, po më torturojnë. Më kanë lënë 3 ditë pa batanije, pa dyshek, kam fjet në ujë. Nuk më kanë lënë torturë pa më bo.

Prunë urdhrin tani, erdhën tani këtu specialistë trupe me gjithë polica, për me m’lidh me pranga tek këmbët dhe tek duart. Mami nuk e di arsyen. /tvklan.al

 

Tags: burgosurburgu peqinitnena

TË LIDHURA

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

22:41 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha
Politikë

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Next Post
Avokati kërcënon klientin, mori 2.5 mln lekë për një proces që s’e hapi kurrë

Avokati kërcënon klientin, mori 2.5 mln lekë për një proces që s’e hapi kurrë

“Policia vepron pa urdhër të prokurorit”, deputetja sqaron paketën “Anti-KÇK”

“Policia vepron pa urdhër të prokurorit”, deputetja sqaron paketën “Anti-KÇK”

“Nesër ka një tjetër goditje”, ja çfarë paralajmëron zv.ministri i Brendshëm

"Nesër ka një tjetër goditje", ja çfarë paralajmëron zv.ministri i Brendshëm







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com