Özcan Deniz, aktori i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një pjesë e imja”, duket se ende nuk i ka zgjidhur problemet me ish-bashkëshorten e tij 20 vite më të re.
Sipas mediave turke, Feyza Aktan, me të cilën aktori ka edhe një djalë, Kuzey, pretendon të marrë nga ai 15 milionë lira turke, ose në të kundërt, kërkon të martohet sërish me Deniz.
“Le të martohemi përsëri, ose do më japësh një shpërblim prej 15 milionë lirash”, pretendohet t’i ketë thënë Aktan aktorit.
Çifti i dha fund martesës 15-mujore në qershor 2019, por vendosën të ndaheshin në paqe dhe të ruanin raportin pas lindjes së djalit.