Spekulohet se McLaren Speedtail mund të arrijë 100 kilometra në orë për vetëm dy sekonda.
Ky model është pasues shpirtëror i F1 legjendar dhe është “Hyper-GT” i parë në botë.
Sipas SupercarBlogreports, Speedtail është më i shpejtë për 0,5 sekonda se sa Bugatti Chiron.
Vetura ka motor të avancuar twin-turbo 4.0 V8, i cili ndodhet në McLaren 720S, dhe përveç tij Speedtail do të ketë të paktën një elektromotor si ndihmës.
Fuqia e përgjithshme e këtij sistemi hibrid ende nuk dihet, por pritet të jetë gjithsesi më shumë se 1.000 kuaj fuqi.
Premiera zyrtare e McLaren Speedtail është paralajmëruar për 12 tetor dhe prodhuesi britanik do të prodhojë vetëm 106 njësi.
Automobili ka çmim prej rreth 2 milionë dollarësh.