Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Refugjatët nga Venezuela ‘pushtojnë’ Brazilin

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se çdo ditë mijëra venezuelianë braktisin vendin e tyre. Mbi 2 milionë janë larguar dy vitet e fundit, për shkak të trazirave ekonomike dhe politike në Venezuela. Ata shkojnë në vende fqinjë si Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori në kërkim të një jete më të mirë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Celia Mendoza ishte në Brazil për të folur me disa prej tyre.

Kampet e refugjatëve po mbushin Brazilin. Mijëra venezuelianë po kërkojnë ndihmë për shkak të mungesës së barnave, ushqimeve dhe shërbimeve të tjera, shkaktuar nga kriza ekonomike në vendin e tyre.

Me katër nga gjashtë fëmijët e saj, Natalie Silva, një nënë venezuelianë, po kërkon strehim në Pacaraima, një komunë në veri-perëndim të shtetit Roraima në Brazil.

“Më kanë dhënë ndihmë me shërbime sociale, personeli ushtarak ka qenë shumë i sjellshëm me mua, më kanë dhënë pelena, ushqim, veshje dhe ujë për fëmijët. Tani po pres që të na caktojnë një banesë. Nesër shkojmë në spital sepse kemi malarjen”,thotë ajo.

Sipas autoriteteve lokale, mesatarisht 600 venezuelianë mbërrijnë çdo ditë në kufi. Ushtria braziliane menaxhon qendrën e regjistrimit dhe merr masat e sigurisë.

​“150 anëtarë të ushtrisë janë pjesë e operacionit së bashku me personelin civil. Operacioni i Pacaraimas ka 250 vetë”, thotë koloneli Hilel Zanatta.

Operacioni ka tre faza: kontrolli i kufirit, strehimi në Boa Vista dhe integrimi. Përfaqësuesi i agjencisë së OKB-së për refugjatët në Brazil, thotë se është rritur numri i venezuelianë që kërkojnë ndihmë.

“127 mijë venezuelianë kanë hyrë në Brazil që nga viti 2017, rreth 58 mijë vazhdojnë të jenë këtu. Rreth 33 mijë kanë kërkuar zyrtarisht azil nga policia federale. 12 mijë të tjerë kanë kërkuar viza për qëndrim të përkohshëm”, thotë Luis Fernando.

Megjithatë ka pasur edhe shprehje pakënaqësie nga vendasit. Ata shohin një lidhje direkte mes rritjes së numrit të venezuelianëve dhe problemeve të sigurisë.

“Ka mungesë sigurie. Shumë njerëz vijnë për të shkarkuar probleme, bëjnë gjëra të çuditshme”.

Brazili është një nga vendet e Amerikës së Jugut që ka zbatuar një përgjigje humanitare ndaj krizës venezueliane. Por për shkak të barrës ekonomike, presidenti brazilian, Michel Temer po konsideron mundësinë e kufizimeve.

Organizata e Shteteve Amerikane në një takim të posaçëm, analizoi krizën e imigracionit, të shkaktuar nga ikjet nga Venezuela, transmeton voa. María Claudia Pulido, ndihmës sekretare ekzekutive e Komisionit Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut tha se kriza shtrihet në disa vende dhe kërkon një përgjigje rajonale, duke respektuar të drejtat e njeriut.

Tags: "pushtojnë"BrazilinRefugjatëtVenezuela

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Next Post

‘Çështja çame s’ekziston’/Idrizi: Deklaratë arrogante e Tsipras

Fotolajm/Zidane, më e thjeshtë të fitojë Championsin se të presë gruan të bëjë...

Zjarr në Parkun Kombëtar të Thethit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga toka







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

by mirseda
22:45 | 08/06/2026
0

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në nje studio televizive ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ‘nuk është...

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com