Zinedine Zidane është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim, pasi në tre vite ka fituar tre tituj Champions League, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ai u largua nga drejtimi i Real Madrid me kokën lart pasi triumfoi në Kiev përballë Liverpoolit në finale.
Edhe pse francezi ka shkruar historinë nuk k aspak rëndësi kur vjen puna për të pritur bashkëshorten teksa ajo bën “shoping”.
Ashtu si të gjithë njerëzit e zakonshëm edhe Zidane nuk i ka shpëtuar këtij vesi të tmerrshëm të grave për meshkujt. Trajneri francez, i cili ka deklaruar se shpejt do të rikthehet në drejtimin e një skuadre, dallohet në foto i mërzitur, teksa herë herë kontrollon edhe telefonin. Është e qartë se Zidane e ka më të thjeshtë të fitojë një “Champions” se sa të presë gruan e tij në dyqanet e veshjeve.