Conor McGregor i ka befasuar të gjithë fansat e tij me vendimin surprizë që ka marrë. Ylli irlandez i arteve parciale mikse me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se do të tërhiqej përfundimisht nga duelet në UFC.
“Ç’kemi djema, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur sot të twrhiqem nga ky sport i njohur si “artet e përziera marciale’”. I dëshiroj të gjithë kolegëve të vjetër të bëjnë mirë në këtë garë”, ka shkruar McGregor në Twitter.
Ndërsa nuk ka kaluar shumë dhe rivali i tij, Khabib Nurmagomedov, ka postuar një Twitter një lamtumirë thumbuese për irlandezin.
There can be only one king in the jungle.
Only ☝️ pic.twitter.com/BuqVNUkoR0— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) March 26, 2019
“Mund të jetë vetëm një mbret në xhungël. Vetëm një”, ka shkruar Khabib. Kujtojmë se Nurmagomedov fitoi ndaj Conorit në tetorin në 2018.