Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.
Një fëmijë mësohet se është mbytur në një liqen të njohur si Parku Japonez.
Paraprakisht bëhet me dije nga burime jo zyrtare se fëmija ka rënë, ndërsa është mbytur në liqenin e improvizuar në park.
Nuk dihen shumë detaje rreth mbytjes së fëmijës, ndërkohë që dyshimet e para janë që të ketë rënë aksidentalisht.