Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Mbreti i botës“ duket i plakur

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Mbreti i botës“ duket i plakur

U mbush një vit që kryeministri britanik, Boris Johnson është në post, një vit i shoqëruar nga dështime dhe gabime. Duket se Boris Johnsonit asgjë nuk po i ecën mbarë, shkruan Birgit Maaß.

Një divorc. Një fejesë. Më pas ai u bë me një djalë. Për pak i shpëtoi vdekjes. Në këtë kohë nxori edhe Britaninë e Madhe nga BE dhe luftoi një pandemi. Të gjitha brenda një viti.

Nuk është e pakët barra që duhet të mbante kryeministri britanik, Boris Johnsonn ë punën e tij të ëndërruar: „Mbreti i botës”. kështu dëshironte të ishte ai si djalë i ri, shkruan motra, Rachel Johnson në biografinë e familjes. Idoli i tij Winston Churchill, për të cilin Boris Johnson ka shkruar edhe një libër. Por po bëhet gjithnjë e më e qartë: Boris Johnson nuk është i pjekur për këto sfida. Ai është populist, një burrë i gjesteve të mëdha, jo një burrë shteti i kujdesshëm, që e drejton me dorë të sigurtë vendin në kohë krizash. Me premtimet e tij boshe, me verbimin e rremë ai e korrupton gjithnjë e më shumë vendin, po ankohen gjithnjë e më shumë edhe vetë konservatorët e flaktë.

Njëri dështim pas tjetrit

Bilanci pas një viti kryeministër: Shkatërrimtar. Në thelb përveç fitores në zgjedhje nuk ka asgjë tjetër që ai e ka bërë si duhet. Vërtet që Johnson e festoi daljen nga BE si sukses, por ndërkohë po rritet frika, se deri në fund të vitit nuk do të negociohet dot një marrëveshje e gjerë e tregtisë së lirë me BE, dhe Britania e Madhe do të dalë nga BE me një rënie të lirë. Vetëm në industrinë e automjeteve kjo do të kushtojë dhjetëra mijëra vende pune. Radhë të gjatë maunesh në kufi, ndoshta edhe ngushtica në furnizimin me artikuj të freskët ushqimorë. Me probleme të tilla britanikët mund të përballen për pak muaj.

Edhe marrëveshja tregtare me SHBA nuk duket se do të jetë kaq e shpejtë sa përflitej. Dhe në vend të “epokës së artë” me Kinën, qeveria britanike ishte e detyruar që ta ngrinte marrëveshjen e ekstradimit me Hong-Kongun, duke filluar kështu kursin e konfrontimit me Pekinin. Në një botë, ku vijat ndarëse mes superfuqive po bëhen gjithnjë e më të mprehta, Britania e Madhe të duket tani e vetmuar.

Edhe raporti për Rusinë i parlamentit britanik i publikuar këtë javë nuk hedh dritë të mirë mbi Boris Johnsonin. Aty flitej për ndikim të mundshëm të Rusisë ndaj referendumit të Brexit. Rusia është një kërcënim i ndjeshëm për Britaninë e Madhe, konkluduan deputetët, dhe kritikuan qeverinë, që nuk po e vlerëson si duhet këtë rrezik.

Pikërisht konservatorët e Johnsonit kanë përfituanrnga donacionet partiake të oligarkëve të vendosur në Londër: Për një ndeshje tenisi me Johnson, gruaja e një të besuari të Putinit dhuroi më shumë se 100.000 paund. Disa miliona rrodhën në një mënyrë të tillë ose tjetër në kontot e partisë.

E dyshimtë është shtyrja që Johnson i bëri publikimit të raportit dhe me gjasë ka pasur edhe përpjekje për të vënë në postin e kreut të shërbimeve sekrete një nga më besnikët e Johnsonit, por edhe që konsiderohet më i paafti mes konservatorëve. Mbetet përshtypja, se llogaritë politike, jo kompetenca luajnë rol në dhënien e posteve më të rëndësishme në vend. Sipas një modeli të tillë, Johnson zuri edhe postet në kabinetin e tij, të gjithë besnikë të Brexitit.

Mbreti duket i plakur

Pasoja: Asgjë nuk po shkon si duhet. Në temën më të rëndësishme aktualisht-luftimin e pandemisë së Coronës, gabimet e Boris Johnsonit kanë qenë të njëpasnjëshme. Britania e Madhe është ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve dhe në të njëjtën kohë është në krahasim ndërkombëtar më e prekura ekonomikisht nga kriza. Mesazhet e qeverisë janë të paqarta; nuk dihet kur, ku duhet mbajtur maska, njoftimet ndryshojnë vazhdimisht. Ekspertët shprehen, se lirimi i masave u bë shumë herët, dhe shpejt mund të ketë një valë të dytë pandemie, pak a shumë si në SHBA.

Nëse si pasojë e këtij dështimi edhe skocezët në të ardhmen thonë lamtumirë, një shumicë e qartë ndërkohë është për largimin nga Britania e Madhe, atëherë ky do të ishte në radhë të parë dështimi i Boris Johnsonit. “Mbreti i botës” duket shumë i plakur që pas një viti në fron./DW

Tags: boris johnsonkryeministri britanikmbreti i botësplakur

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Studimet sugjerojnë simptoma të reja që mund të shkaktojë koronavirusi

Studimet sugjerojnë simptoma të reja që mund të shkaktojë koronavirusi

Messi tek Interi? Reagon tekniku i zikaltërve

Messi tek Interi? Reagon tekniku i zikaltërve

Hodhi nga kati i dytë ish-bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari

Hodhi nga kati i dytë ish-bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?
Bota

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?

by mirseda
12:20 | 23/06/2025
0

Ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur ndërprerje të mëdha në furnizimin global me naftë, sulmet...

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

12:17 | 23/06/2025
Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

Bashkitë që shkojnë në zgjedhje në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

11:50 | 23/06/2025
“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

“E-Legjislacioni”, Spiropali: Kuvendi dhe Qeveria do të flasin në të njëjtën gjuhë

11:35 | 23/06/2025
NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

NAMI NË TIRANË/ 12 të arrestuar dhe proceduar vetëm dje! 5 për dh*në dhe 7 të tjerë, hajdutë e shoferë të dehur dhe pa patentë

11:09 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com