Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mbi qendrën tregtare “Sunny Hill Festival”…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mbi qendrën tregtare “Sunny Hill Festival”…

Nga: Mentor Kikia

Një çështje “e madhe” është duke u debatuar publikisht këto ditë. Bëhet fjalë për vendimin e një sipërmarrësi, Dukagjin Lipa, për të zhvendosur biznesin e tij në Tiranë. Ai ka hapur një qendër tregtare, “Sunny Hill Festival” quhet, në të cilën shet muzikën e të bijës, një këngëtare shumë e talentuar, Dua Lipa.

Në Prishtinë ai kërkoi që ti jepnin falas nja 17 a 19 hektarë tokë, për 99 vjet, për biznesin e tij. Fillimisht ia dhanë, pastaj seç patën ca probleme kontratash dhe sipërmarrësi e zhvendosi biznesin në Shqipëri, ku u mor vesh me autoritetet shqiptare.

Tani Dua do të këndojë këtu, dhe babai i saj do të mbledhë paratë e biletave.

Nëse do të ishte vërtet në emër të atdhedashurisë, Kosovës mund të mos i kërkohej toka falas për një shekull, por ti paguhej qeraja, pas sa kohë do të mbahej festivali!

Por edhe këtu nuk ka pse paragjykon askush një sipërmarrës.

Sepse ky është biznesi i tyre.

Shkrimtari shet libra, futbollisti shet lojën e tij, këngëtari shet muzikën.

Kaq e thjeshtë është!

Parullat “E bëjmë për Kosovën”, “E bëjmë për Shqipërinë”, janë dëngla marketingu me sfond kombëtar.

Mirë do të ishte që muzika të mos komercializohej kaq thellë, duke qenë se është edhe shumë shpirtërore. Por kjo është çështje e pronarit, që është njëkohësisht edhe babai i këngëtares.

Duas i urojmë sa më shumë zë, sa më shumë fansa, sa më shumë bukuri e karrierë, dhe babait sa më shumë para.

Pa, as Kosova e as Shqipëria nuk janë në dorë as të Dukagjinit as të Duas, apo të atyre që do të vijnë të këndojnë bashkë me të.

Tags: Dua Lipamentor kikiasunny hill festival

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Përse “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Tiranë dhe jo në Prishtinë

Përse "Sunny Hill Festival" do të mbahet në Tiranë dhe jo në Prishtinë

A do të dalin ndonjëherë në gjyq vendimmarrësit pas pushtimit?

A do të dalin ndonjëherë në gjyq vendimmarrësit pas pushtimit?

“Sistemi i drejtësisë drejt  kolapsit”, Meta ngre alarmin

“Sistemi i drejtësisë drejt kolapsit”, Meta ngre alarmin







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com