Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të mbështetura mbi një kodër. Shumica e banesave të tilla ndodhen në provincat Shanxi, Henan dhe Gansu.
Shpellat janë të freskëta në verë, të ngrohta në dimër, dhe zakonisht kursejnë tokën që mund të përdoret në bujqësi. Por nga ana tjetër janë përgjithësisht të errëta, dhe kanë një ventilim të dobët.
Ndonjëherë mund të shemben. Në shtator 2003, 12 njerëz u vranë kur një rrëshqitje dheu rrënoi një grup shtëpish brenda një shpelle në fshatin Liangjiagou.
Disa nga shpellat më të mëdha kanë mbi 40 dhoma. Të tjerat jepen me qira si apartamente me 3 dhoma gjumi, ose shiten për rreth 46 mijë dollarë.
Një shpellë e thjeshtë, me një dhomë dhe pa pajisje hidraulike brenda, jepet me qira për 30 dollarë në muaj. Shpellat shërbyen si vendstrehim për komunistët e Mao Ce Dunit. Vetë presidenti aktual kinez Xi Jinping jetoi për 7 vjet në një shpellë, kur u internua me familjen gjatë Revolucionit Kulturor.
TIRANA TODAY