E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Të njoh nga Forumi Rinor i PD”, Eni Vasili debat me Murrizin: A je mirë?

Përplasje të forta mes të ftuarve janë shkaktuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, ku shpeshherë deputeti Myslim Murrizi ka ngritur zërin dhe ka dhënë deklarata të forta. Murrizi ka debatuar me moderatoren e emisionit “Open”, Eni Vasili, pasi i devijoi subjektit të emisionit, ku u fol për partitë e reja dhe fragmentarizmin e së djathtës. Debati fillimisht nisi mes Murrizit dhe analistit Agron Gjekmarkaj, kur tha se partitë e reja opozitare i shërbejnë PS, dhe janë krijuar për karrierë politike të disa personave.

Debati

Murrizi: Jam e vetmja parti që nuk është krijuar me urdhër të Ramiz Alisë, dhe nga sigurimi i shtetit. Kam në Parlament në kohët e vështira në Shqipëri.

Gjekmarkaj: Në atë kohë isha gjimnazist në Lezhë. Ç’a prisje, të merrja armët? Jam ditëlindja e 74.

Murrizi: Ke fatkeqësinë se je një ditëlindje me Lulin.

Teksa Eni Vasili e pyeti për partitë e reja që po krijohen, situata mori një rrjedhë tjetër.

Myslim Murrizi: “Më thirr në mbiemër”

Vasili: Po pse si të thirra? A je mirë sot z. Murrizi?

Murrizi: E, ashtu më thirr. Se të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor të PD

Vasili: E ke gabim, s’kam qenë kurrë. Tani ju lutem, se jam drejtuese e “Open”, dhe ç’a ndodh në këtë emision e vendos unë. Për çfarë ke ardhur këtu?

Murrizi: Po jo, unë s’ta prish këtë emision, kam respekt. Kam ardhur i ftuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...