Ka mbërritur në Tiranë ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias , për një vizitë të shkurtër. Kryediplomati grek u prit nga ministri Bushati në Ministrinë e Jashtme .
Në fokus të takimit të tyre mendohet të jenë bisedimet në lidhje me ecurinë e negociatave pas marrjes së autorizimit për plotfuqishmërinë.
Vonesa me dhënien e autorizimit nga presidenti Meta shtyu dhe vizitën e kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Tiranë, e cila ishte parashikuar brenda prillit.
Pas vizitës në Tiranë, Kotzias do të fluturojë drejt Vjenës, ku do të takohet me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov dhe negociatorin e OKB-së për çështjen e emrit, Matzheë Nimetz.