Një 11-vjeçare nga Gjermania është dhunuar seksualisht nga një person që mbante veshur një maskë ujku.
Sipas Daily Mail, viktima ishte kapur nga sulmuesi në qytezën Obergiesing, në periferi të Munih. I dyshuari e kishte dërguar vajzën në një shkurre, e pastaj e kishte sulmuar seksualisht.
Personi i maskuar ia kishte mbajtur vajzës gojën e mbyllur dhe e kishte kërcënuar se do të hakmerrej ndaj familjes së saj në qoftë se ajo do t’i tregonte ndokujt.
Por kjo gjë nuk e ka ndaluar 11-vjeçaren e cila i ka treguar nënës së saj, e cila ka lajmëruar policinë. Pas këtij raportimi, policia filloi menjëherë hetimet dhe arrestoi një person 43-vjeçar.
Personi i dyshuar, shtetas gjerman, që jetonte në Munih mësohet se do dalë ditën e nesërme në gjyq.
Zyrtarët e policisë u dërguan në shkolla dhe në institucione tjera ku gjenden fëmijët, në mënyrë që ta mbajnë rendin publik. Ata madje publikuan edhe një maskë, të ngjashme me atë të cilën e kishte përdorur sulmuesi.