Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mbajti peng bankën që të merrte kursimet, arratiset me 13 mijë dollarë (VIDEO)

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Mbajti peng bankën që të merrte kursimet, arratiset me 13 mijë dollarë (VIDEO)

Një grua mbajti peng stafin në një bankë në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, duke kërkuar që ta linin të tërhiqte kursimet e ngrira për të paguar faturat mjekësore të motrës së saj.

Took place at BLOM Bank in Beirut.

Appears the situation has ended with no injuries/arrests reported so far. pic.twitter.com/re8uGaqQXp

— Timour Azhari (@timourazhari) September 14, 2022

Ajo u largua nga banka pasi thuhet se i dhanë 13.000 dollarë. Nuk dihet nëse ajo është arrestuar.

Më vonë, një burrë mbajti një bankë në Aley në një përpjekje të ngjashme për të marrë kursimet e tij.

Ato ishin incidentet më të fundit të tilla në javët e fundit, teksa zemërimi zien në mesin e libanezëve për kufizimet e vendosura për shkak të një krize ekonomike.

Tërheqjet e monedhës së fortë kanë qenë të kufizuara për shumicën e njerëzve që nga viti 2019, kur vlera e paundit libanez ra me shpejtësi dhe inflacioni u rrit.

Vendi është tani në mes të një prej depresioneve më të rënda dhe më të zgjatura që ka parë bota, me më shumë se 80% të popullsisë që jeton në varfëri dhe po lufton për të përballuar ushqimin dhe ilaçet.

Situata e pengjeve të së mërkurës në degën e Blom Bank në zonën Sodeco të Bejrutit, zgjati një orë.

Gjatë incidentit, gruaja transmetoi drejtpërdrejt një video të saj duke kërkuar akses në kursimet e familjes së saj.

Pasi një grua tjetër i thotë se i janë dhënë fondet dhe një burrë mban një çantë me kartëmonedha dollarë amerikanë, ajo shihet duke thënë: “Unë jam Sally Hafez. Kam ardhur sot… për të marrë depozitat e motrës sime, e cila është duke vdekur në spital”.

“Nuk kam ardhur për të vrarë njeri apo për të ndezur zjarr… Unë kam ardhur të kërkoj të drejtat e mia”.

Gruaja dhe bashkëpunëtorët e saj thuhet se u arratisën nga një dritare në pjesën e pasme të bankës, përpara se të arrinin forcat e sigurisë.

Më vonë, një grua që tha se ishte nëna e Sally Hafez tha për AlJadeed TV se ishte e detyruar të vepronte ashtu, sepse duhej të paguante për trajtimin e motrës së saj më të vogël, e cila ishte me kancer.

“Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, vajza ime mund të kishte vdekur”, tha ajo.

Një burim sigurie i tha agjencisë së lajmeve “Reuters”, se burrit të armatosur që hyri në një degë të Bankmed në Aley iu dhanë 30.000 dollarë nga kursimet e tij të ngrira, përpara se të dorëzohej në polici.

Muajin e kaluar, një gjykatës urdhëroi lirimin e një njeriu që mori peng stafin në një degë tjetër të bankës në Bejrut për shtatë orë, për të siguruar 35.000 dollarë nga kursimet e tij, të cilat ai tha se duheshin për të paguar faturat e spitalit të babait të tij.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today 

Tags: bankëbejrutLiban

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
Flamuri dhe NE!

Fjala e Amerikës vlen njësoj për të gjithë

Spiunë në Gramsh? Rama flet për të arrestuarit: Qesharake! Ajo që na shqetëson është…

Rama: Rajoni duhet të mbahet larg kërcënimeve të mundshme

Sulmi kibernetik më Shqipëri/ Ministri i Mbrojtjes: Do të ketë dhe në të ardhmen

“Jemi të paprekshëm”, Peleshi: 24 milionë dollarë për mbrojtjen kibernetike







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com