Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Mazhoranca nis lëvizjet për të izoluar Metën, angazhohen edhe ndërkombëtarët

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mazhoranca nis lëvizjet për të izoluar Metën, angazhohen edhe ndërkombëtarët

Mazhoranca qeverisëse pritet që shumë shpejt të eliminojë çdo pengesë që ka shfaqur presidenti Ilir Meta për emërimin e ministrave të rinj. Përveç ankimimit që do bëhet në Gjykatën Kushtetuese, pritet që në Parlament të depozitohet dhe ligji organik për presidentin. Sot nuk ka një ligj organik dhe kjo ka sjellë përplasjet Qeveri-Presidencë, pasi ligji duhet të detajojë përcaktimet kushtetuese. Në kuadër të reformës në drejtësi, në vitin 2017 u depozitua në Kuvend dhe një ligj për presidentin. Por ai nuk është se kishte shumë dallim nga Kushtetuta dhe u tërhoq për t’u ripërpunuar, me qëllim detajimin e kompetencave të kreut të shtetit. Por gazeta ka mësuar se ky ligj shumë shpejt do të shkojë në Parlament për rivotim. Dje kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mbajti një konferencë shtypi, ku dhe u pyet nga gazetarët për këtë ligj.

Ai deklaroi se ligji është duke u punuar dhe në momentin që do të ridepozitohet, ai menjëherë do të nisë të shqyrtohet në komisione dhe më pas në seancë plenare. “Ky ligj nuk ka ardhur akoma në Kuvend. Në momentin që do të vijë ne do ta fusim në procedurat parlamentare menjëherë”, tha ai. Pas fjalës së Ruçit, gazeta pyeti pranë Komisionit të Ligjeve për ligjin në fjalë se çfarë është duke ndodhur me të. Përfaqësues të këtij komisioni thanë se ligji është pjesë e paketës së 27 ligjeve të reformës në drejtësi. Por ai dhe 3 ligje të tjera u tërhoqën nga mazhoranca për tu ripërpunuar.

Bëhet fjalë dhe për ligjin mbi të drejtat e të burgosurve, ligjin për Avokaturën e Shtetit dhe për profesionin e juristit. Ligji për Avokaturën dhe të drejta e burgosurve u ridepozituan, ndërsa dy të tjerët ende, pasi janë në proces punimi dhe do të depozitohen së shpejti. Gazeta mësoi se ligji i presidenti po përpunohet nga ekspertë të EURLAIUS dhe OPDAT. Varianti i parë i ligjit në një pjesë të madhe rendiste kompetencat që jep Kushtetuta, por pa dhënë zgjidhje për çështje të caktuara. Por me variantin e ri, aty do shterohet çdo interpretim që mund të lërë Kushtetuta. Por më kryesori është se aty rrudhen kompetencat e presidentit. Në ligj do paraqitet një listë e qartë me të gjitha kompetencat e kreut të shtetit, i cili sigurisht nuk do ketë më asnjë të drejtë të bëjë emërime apo shkarkime në drejtësi.

Synimet e ligjit

Në relacionin e ligjit që po shqyrtohet nga ndërkombëtarët dhe deputetët e mazhorancës, theksohet se nevoja për një ligj për presidentin lind si për shkak të reformës në drejtësi, por dhe për tu dhënë fund përplasjeve mbi kompetencat. “Projektligji reflekton edhe marrëdhëniet e presidentit me pushtetin ekzekutiv, si në rastin e emërimit apo lirimit të përfaqësuesve diplomatikë jashtë vendit, apo në dhënien e gradave më të larta ushtarake, si dhe në emërimin e disa funksionarëve të tjerë publike, kompetencë e ndarë mes presidentit dhe Kuvendit. Qëllimi i projektligjit është të përcaktojë rregulla lidhur me pozicionin, kriteret e përzgjedhjes, pamundësinë në kryerjen e funksionit, shkaqet dhe procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës, ushtrimin e kompetencave kushtetuese, statusin e tij/e saj dhe të anëtarëve të familjes së tij/saj, gjatë dhe pas mbarimit të mandatit, si dhe organizimin e brendshëm të institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në relacion. Sinjalet janë që brenda këtij sesioni parlamentar ligji do shkojë në Parlament dhe përmes tij Ilir Meta pritet të futet në shina, pasi do eliminohen të gjitha aludimet mbi nenet në Kushtetutë./gazeta SOT

 

TË LIDHURA

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën
Aktualitet

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

09:24 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj
Aktualitet

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”
Politikë

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

08:20 | 14/07/2025
Next Post
Maradona nuk ia fal divorcin ish-gruas së tij: Do t’ia pres kokën!

Maradona nuk ia fal divorcin ish-gruas së tij: Do t’ia pres kokën!

Qëndrim i ri i diplomacisë shqiptare ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi?

Qëndrim i ri i diplomacisë shqiptare ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi?

“Rama-Meta, betejë me plumba manovre”/Dash Shehi: Opozita të mos presë nga Presidenti!

"Rama-Meta, betejë me plumba manovre"/Dash Shehi: Opozita të mos presë nga Presidenti!

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën
Aktualitet

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

by mirseda
09:24 | 14/07/2025
0

Në takimin me deputetë të qarkut të Tiranës, Kryeministri Edi Rama është ndalur në aksionin për lirimin...

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

08:25 | 14/07/2025
Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

08:22 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com