Diego Maradona ende nuk e ka marrë veten pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Rocio Oliva, pas 6 vitesh së bashku. Së fundmi, ish-partnerja e tij ka bërë edhe disa kërkesa ekonomike dhe ligjore, të cilat legjenda e futbollit i ka refuzuar në mënyrë kategorike.
Situata mes tyre është ende shumë e tensionuar. Një incident ka ndodhur ku në një emision Oliva ka qenë e ftuar. Maradona ka ndërhyrë në një lidhje telefonike, duke i’u drejtuar me disa fjalë të rënda:
“Nuk jam një njeri që rreh gruan, por dua t’ia pres kokën. Ajo më bëri gjithçka mua. I telefonova avokatit të saj, dhe më tha se ajo kishte nënshkruar një dokument, ku deklaronte se nuk do të thoshte asgjë. Tani është me pushime, të cilat po i bën me paratë e mia”, ka deklaruar argjentinasi.
“Më vjen keq, por unë nuk jam babagjyshi i Krishtlindjeve, që shkon duke pyetur njerëzit për çfarë kanë nevojë, dhe t’ua plotësoj dëshirat… Unë punoj, ashtu si të gjithë të tjerët në botë”, ka përfunduar ai.