Dy persona të maskuar kanë dhunuar një shofer të cilit më pas i kanë marrë makinën në periferi të Korcçës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të shtunës. Në momentin e dhunimit, 35-vjeçari D.A. ishte në makinën e tij “Mercedes-Benz” i shoqëruar me shtetasen E.G.
Dy të dëmtuarit po japin versionin e tyre në polici lidhur me ngjarjen e rëndë në rrugën që të çon drejt Malit Moravë.
Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.