Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 7 Janar?

7 Janar 1943 – Vdes fizikanti i famshëm Nikola Tesla

Nikola Tesla ishte një shpikës, inxhinier mekanik, fizikant dhe futurist serbo-amerikan i cili njihet më së miri për kontributin e tij në dizenjimin e sistemit modern të furnizimit me rrymë elektrike. I lindur dhe i rritur në Perandorinë Austro-Hungareze, Tesla mori një arsimim të avancuar në inxhinieri dhe fizikë në vitet 1870, dhe fitoi përvojë praktike në fillim të viteve 1880, duke punuar kompaninë e Thomas Edison në SHBA, ku emigroi në vitin 1884

Më vonë nisi të punonte për vete. Me ndihmën e biznesmenëve që financuan dhe promovuan idetë e tij, Tesla ngriti laboratorë në Nju Jork për të zhvilluar një sërë pajisjesh elektrike dhe mekanike. Motorët e tij me rrymën e alternuar (AC) dhe patentat përkatëse të licensuara nga kompania “Westinghouse Electric” në vitin 1888, i siguruan një sasi të konsiderueshme të ardhuradh.

Ndërkohë, Tesla kreu një sërë eksperimentesh me gjeneratorë mekanikë, tuba shkarkues elektrikë dhe imazhe të hershme me rreze X. Ai ndërtoi gjithashtu një varkë që telekomandohek në distancë. Në vitin 1893, ai bëri deklarata mbi mundësinë e komunikimit pa tel me pajisjet e tij.

Tesla u përpoq ta vinte në zbatim këtë ide, në projektin e tij të papërfunduar “Wardenclyffe Tower”, një komunikim interkontinental pa tel dhe transmetues energjie, por që për shkak të ndërprerjes së financimeve nuk mundi dot ta përfundonte. Më vonë, vazhdoi të përpiqet të zhvillojë një seri shpikjesh në vitet 1910 dhe 1920, me shkallë të ndryshme suksesi.

Pasi e harxhoi kaloi pjesën më të madhe të pasurisë, nisi të jetonte në një varg hotelesh në

Nju Jork, duke lënë pas fatura të papaguara. Natyra e punës së tij të mëhershme dhe deklarimet në media, i dhanë reputacionin e një “shkencëtar të çmendur” në kulturën popullore amerikane.

Vdes nga një atak kardiak i vetmuar në dhomën nr.3327 të hotelit “New Yorker”, më 7 janar 1943, i mbytur në borxhe. Funerali i tij u zhvillua më 12 janar në Katedralen e Shën Gjonit në Manhatan. Trupi i tij u dogj dhe hiri i tij u dërgua në Beograd më 1957-ën.

7 Janar 1945 – Hitleri bie dakord të tërheqë forcat gjermane nga Ardenet

Ndërsa ofensiva gjermane kishte ngecur, gjermanët përbënin ende një rrezik për frontin aleat. Ushtria e tretë e gjeneralit amerikan Patton në jug, e përqëndruar rreth Bastonjës, do të sulmonte drejt veriut, ndërsa forcat e britanikut Montgomery që ndodheshin në veri do të marshonin drejt jugut, dhe të dyja ushtritë planifikonin të takoheshin në Hufalize.

Temperaturat gjatë janarit 1945 qenë jashtëzakonisht të ulëta. Kamionët duhej të ndizin çdo gjysmë ore, në të kundërt karburanti në to dhe armët do të ngrinin. Ofensiva vazhdoi pavarësisht se Eisenhoëer donte që Montgomery të hidhej në kundërsulm që më 1 janar.

Por për shkak të kushteve atmoferike sulmi filloi më 3 janar, dhe deri atëhere një numër i madh trupash gjermane arritën të tërhiqen, megjithë humbjen e pajisjeve të tyre të rënda. Progresi amerikan në jug, ishte gjithashtu i kufizuar në rreth 1 kilometër në ditë.

Më 7 janar 1945, Hitleri ra dakord të tërhiqte forcat nga Ardene, përfshirë edhe divizionet e tankeve, duke i dhënë fund kësisoj fund të gjitha operacioneve sulmuese. Pas asaj beteje, krtyeministri britanik Winston Churchill, duke iu drejtuar me një fjalim parlamentit tha:”Kjo është padyshim beteja më e madhe amerikane e luftës, dhe do të konsiderohet përherë si një fitore e tyre”.

7 Janar 1785 –Flurimi i parë me balonë mbi kanalin e La Manshit

Francezi Jean-Pierre Blanchard, dhe amerikani John Jeffries udhëtojnë nga Doveri i Anglisë drejt Kalesë në Francë, të hipur mbi një balonë me ajër të nxehtë, duke u bërë të parët që kalojnë Kanalin Anglez në rrugë ajrore. Pak para se të arrinin në bregun francez, të dy burrat u detyruan të hedhin pothuajse gjithçka jashtë balonës, madje Blanchard i hodhi pantallonat e tij mbi njërën anë të balonës, në një përpjekje të dëshpëruar, por me sa duket të suksesshme, për të lehtësuar mjetin fluturues.

Katërmbëdhjetë muaj më parë, shpikësi francez Jean Francois Pilatre de Rozier dhe oficeri i ushtrisë franceze, Francois Laurent, kishin kryer fluturimin e parë me balonë me ajër të nxehtë mbi Paris për rreth 25 minuta. Në janarin e vitit 1785, Rozier ishte në mesin e atyre që garonin për të qenë njeriu i parë që do të kalonte Kanalin e Anglisë, por vetëm pak ditë para fluturimit të Blanchard dhe Jeffries, ai dhe bashkëpiloti i tij gjetën vdekjen kur balloni i tyre mori zjarr.

7 Janar 1989 – Vdes perandori japones Hirohito

Showa Tenno Hirohito, monarku i 124-të japonez në një linjë trashëgimie që daton që në vitin 660 P.E.S, vdes pasi shërbeu për gjashtë dekada si perandor i Japonisë. Hirohito u ngjit në fron në vitin 1928, dy vjet pas vdekjes së babait të tij, perandorit Taisho. Gjatë dy dekadave të para

si perandor, Hirohito kryesoi një nga epokat më të turbullta në historinë e kombit të tij.

Nga ekspansioni i shpejtë ushtarak që filloi në vitin 1931, tek humbja dërrmuese e Japonisë në vitin 1945, Hirohito sundoi mbi popullin japonez si një monark absolut, kompetencat e të cilit ishin në praktikë tejet të kufizuara. Pasi bombat bërthamore amerikane shkatërruan tërësisht Hiroshimën dhe Nagasakin, ishte perandori ai që argumentoi kapitullimin e vendit të tij, duke i shpjeguar popullit japonez në fjalimin e tij të parë në radio, se “e padurueshmja duhet të marrë fund”.

Nën pushtimin e SHBA-së dhe rindërtimin e pasluftës, Hirohito ishte zyrtarisht i zhveshur nga fuqitë e tij, dhe i detyruar të hiqte dorë nga hyjnia e tij e pretenduar, por mbeti një figurë zyrtare deri në vdekjen e tij më 1989. Ai u pasua si perandor nga djali i tij i vetëm, Akihito.

7 Janar 1904 – Krijohet sinjali ndërkombëtar i alarmit “CQD”, vetëm për t’u zëvendësuar 2 vjet më vonë nga “SOS”.

 

7 Janar 1919 – Luftëtarët guerrilas të Malit të Zi, rebelohen kundër aneksimit të planifikuar nga Serbia, por dështojnë.

7 Janar 1999 – Në Senatin e SHBA-së, nis shqyrtimi i kërkesës për shkarkimin nga detyra të presidentit Bill Clinton (impeachment).

 

7 Janar 2012 – Një balonë me ajër të nxehtë, rrëzohet pranë Karterton në Zelandën e Re, duke shkaktuan vdekjen e 11 personave që ndodheshin në bord.

7 Janar 2015 – Dy vëllezët francezë, me origjinë arabe hyjnë dhe zyrat e revistës satirike ”Charlie Hebdo” në Paris, duke ekzekutuar 12 persona dhe plagosur 11 të tjerë. 

Përgatiti për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 7 Janarçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Analiza e ADN-së së një bebeje, tregon sesi u popullua Amerika

Analiza e ADN-së së një bebeje, tregon sesi u popullua Amerika

“Më e keqja për Trump s’ka ardhur ende. Tani Bannon do të hakmerret”

“Më e keqja për Trump s’ka ardhur ende. Tani Bannon do të hakmerret”

Video/ Çfarë ndodhi gjatë natën? Policia kontrolle të befasishme tek Parlamenti

Video/ Çfarë ndodhi gjatë natën? Policia kontrolle të befasishme tek Parlamenti







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com