Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Masat disiplinore/ Policëve shqiptarë do t’u mbahet deri 1/3 e pagës për 6 muaj

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Masat disiplinore/ Policëve shqiptarë do t’u mbahet deri 1/3 e pagës për 6 muaj

Ndryshime të reja parashikohen që të aplikohen në Policinë e Shtetit, duke nisur nga viti i ardhshëm. Një pr.ligj i ri i dërguar së fundmi në Kuvend, por që pritet të miratohet vitin e ardhshëm rrit masat disiplinore ndaj policisë, duke arritur edhe në mbajtje të pagës mujore.

Neni 16 propozon disa ndryshime në nenin 96 të projektligjit, duke zëvendësuar masën displinore “ulje me një gradë për një periudhë deri në 6 muaj” me masën “mbajtja  deri  në  1/3  e  pagës  së  plotë  për  një  periudhë  deri  në  6  muaj”. Gjithashtu, është propozuar ndryshimi i afatit të shuarjes së masës disiplinore “vërejtje” dhe “vërejtje me paralajmërim” nga 2 vjet në 6 muaj nga njoftimi i masës, si dhe për masat “shtyrje e afatit të gradimit” ose “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në 6 muaj”, është parashikuar 1 vit nga mbarimi i afatit.

Projektligji nuk është planifikuar në programin e përgjithshëm analitik të projektakteve, për Ministrinë e Brendshme, për vitin 2018. Gjithsesi, ky projektligj është pjesë e reformës në Policinë e Shtetit, e cila është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave, pasi prioriteti i qeverisë për vitet në vazhdim është rritja e parametrave të rendit e sigurisë publike, forcimi i mëtejshëm i luftës kundër krimit në përgjithësi e atij të organizuar në veçanti, si dhe luftës kundër terrorizmit.

Përparësitë që do të sjellë miratimi i këtij projektligji sipas relacionit janë si më poshtë:

  • Fuqizimin e strukturave operacionale policore;
  • Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe garantimin e sigurisë së jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarit;
  • Luftën pa  kompromis  dhe  ndëshkimin  e  ashpër  penal  ndaj  grupeve dhe/ose organizatave kriminale, si dhe grupeve me agjenda ekstremiste të dhunshme dhe terroriste;
  • Përforcimin e  sigurisë  publike  dhe  sigurimin  e  shërbimeve  efikase  e cilësore ndaj qytetarëve;
  • Përforcimin e kontrollit në kufi dhe përmirësimin e shërbimit kufitar, si kusht për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Neni 96 ( që do të ndryshohet)

Masat disiplinore

  1. Punonjësi i policisë që kryen shkelje disiplinore ndëshkohet disiplinarisht: a) Për shkelje të lehta disiplinore me masat: i) vërejtje; ii) vërejtje me paralajmërim. b) Për shkelje të rënda disiplinore me masat: i) shtyrje e afatit të gradimit deri në 2 vjet; ii) ulje me një gradë për një periudhë deri në 6 muaj; iii) pëtjashtim nga policia.
  2. Masa disiplinore shuhet pas kalimit të këtyre afateve: a) dy vjet nga njoftimi i masës “vërejtje” dhe “vërejtje me paralajmërim”; b) tre vjet nga mbarimi i afatit, për të cilin është zbatuar masa disiplinore “shtyrje e afatit të gradimit deri në 2 vjet” ose “ulje me një gradë”.
  3. Llojet e shkeljeve disiplinore, procedura e shqyrtimit, ndëshkimit, ankimit për masën e dhënë, si dhe shuarja apo parashkrimi i shkeljeve e masave disiplinore për punonjësin e policisë përcaktohen në Rregulloren e Policisë.
  4. Efektet e masës disiplinore për punonjësin e policisë fillojnë pas përfundimit të procesit disiplinor, ku përfshihen procedurat përkatëse të ankimit.
  5. Nëpunësi civil për shkeljet e kryera ndëshkohet me masë disiplinore të përcaktuar në legjislacionin për nëpunësin civil.
  6. Punonjësi administrativ për shkeljet e kryera ndëshkohet me masë disiplinore të përcaktuar në kontratën individuale ose kolektive të punës./ Monitor.al

TË LIDHURA

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat
Aktualitet

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Next Post
Ish-Sekretari Cohen: Trumpi po e rrezikon stabilitetin e ndërtuar për 70 vjet

Ish-Sekretari Cohen: Trumpi po e rrezikon stabilitetin e ndërtuar për 70 vjet

ISIS publikon posterin, vendos dronin kërcënues mbi Nju Jork

ISIS publikon posterin, vendos dronin kërcënues mbi Nju Jork

Prekëse/ 14-vjeçarja e shtrirë në spital kërkon një laptop, qytetarët e surprizojnë

Prekëse/ 14-vjeçarja e shtrirë në spital kërkon një laptop, qytetarët e surprizojnë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit
Sport

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

by mirseda
21:36 | 15/04/2026
0

Bayern 1-2 Real Madrid Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid po dhuron spektakël....

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

20:53 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com