Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Masakrimi i masakrës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Anormaliteti si normalitet

Nga: Luçiano Boçi 

Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi. Në skemat më të sofistikuara, vrasja fillestare që duhet mbuluar ndiqet nga një tjetër vrasje e atij që vrau, sipas parimit krimi mbulohet me krim.

Pak a shumë kështu ndodhi dhe me masakrën e 25 prillit. Autorët e saj menjëherë pas kurorëzimit u turrën të masakronin me çdo mjet masakrën zgjedhore, për të mos e lënë atë të dilte e plotë në zbulesën e saj.

E ndërsa ne kemi ende nën lëkurë “plumbat” e saj, hapat për t’a nxjerrë në dritë po ndjekin mënyrën dhe ritmin e gaforres. Ngjan se ecën para, ndërkohë që bën hapa dukshëm pas.

E brenda kësaj loje çdo ditë e kaluar shton një vizë më shumë në ligjitimitetin fals të votës së masakruar. Skenari ngjan brilat dhe përfshin brenda disa autorë.

I interesuari kryesor i masakrimit të masakrës mbetet projektuesi më i parë i saj Rama. Ai nuk kurseu asgjë. Angazhimi i tij ishte dhe vazhdon të jetë maksimal. Mjetet e përdorura ishin e janë nga më të ndryshmet. Nga miklimi i kundërshtarit me idera paqësore bashkëqeverisje e deri tek përdorimi i selive diplomatike për të dalë në deklarata që dhe ato vetë nuk i besonin.

Synimi ishte i qartë: Krijimi i perceptimit të moskryerjes së një masakre zgjedhore dhe fshehja e krimit të masakrës.

Ndërkohë pjesëmarrësit në të, qytetarët e strukturat politike, janë dëshmitarë të një përjetimi krejt të ndryshëm nga ai që referon Rama.

Duke mos konsideruar asnjë përjetim dhe fakt, manipulimi i opinionit ka vazhduar në mënyrë frenetike nga autorët dhe brenda tij ka spikatur solidariteti i njëmendë i atyre që e iniciuan atë qëkurse futën duart e pranuan ndryshimet kushtetuese masakruese të ligjit themeltar.

Zakonisht solidaritetet e tilla që lindin gjatë kryerjes së një krimi, janë shumë të forta dhe krijojnë imazhet e vëllazërimit.

Por kjo nuk zgjat shumë kohë dhe dita e shndërrimit të tyre në kundërshtarë të egër është e shpejtë.

Solidariteti i palëve të masakrës së 25 prillit dhe ofensiva e tyre shumë planëshe, prodhoi një fashitje të reagimit ndërkombëtar dhe në anën tjetër mbolli me dakortësi cinike, artificialisht, farën e një “lufte të re” brenda opozitës, e cila do të mund të eklipsonte çdo vëmendje masakruese ndaj votës së lirë si themel i sistemit demokratik.

Vetë opozita asnjëherë nuk qartësoi aksionin e saj, i cili pësoi lëvizje të forta sinusoidale. Kjo për shkak se nga një anë opozita besoi më shumë tek mrekullitë se sa tek beteja dhe nga ana tjetër për shkak se nuk mundi të përballojë tensionin e krjuar kinse nga autorët solidarë të masakrës, brenda vetes së saj.

Raporti i OSBE-ODHIR ndonëse u duartrokit nuk u investua plotësisht për të nxjerrë në pah krimin ekzemplar zgjedhor.

Ai u ndërtua me shumë si përkëdhelje e masakrës, pavarësisht disa frazave të shkëputura të forta.

Kurthi i masakrimit të masakrës vazhdon ta mbajë opozitën pothuaj të atrofizuar dhe të mekur përballë një krimi me përmasa të dukshme e të prekshme.

Qartësimi i roleve dhe i qëndrimeve brenda saj mbetet ende i zbehtë.

Zhvendosja e masakrës nga prioritet absolut në problem relativ politik, shfokusoi dhe disintegroi luftën politike, duke krijuar perceptimin e një dorëzimi pa kushte të opozitës përballë disa realiteteve artificiale që ngjajnë më shumë “fiksion” se reale.

Por autorët e masakrës nuk u mjaftuan me kaq.

Sapo ndezën urën e zjarrit, zgjatën me hipokrizi dorën gjoja të dakortësisë duke tymosur dhe atë pak kontur që i ka ngelur masakrës.

Dakortësia e ngritjes së një Komisioni për ta hetuar masakrën, nuk ishte ne fakt as goditje opozitare dhe as bashkëpunim mazhoritar.

Brenda shtrëngimit të duarve autorët e masakrës gjithmonë fshehin thikën. Në këtë rast pranuan Komisionin me qëllim për të penguar.

Pranuan thjesht për të masakruar masakrën brenda institucionit të prodhuar nga masakra, Parlamentit. Po ndjekin parimin: Nëse do të mbyllësh një krim krijo një Komision hetimor.

Po bllokojnë çdo të dhënë, çdo hetim për patronazhistët, grabitjen e të dhënave personale, hedhjen e parave, përdorimin e fondeve e çdo gjë.

E në fund do hartojnë një raport të vetin me fjalinë: “e pra, ja që krisma nuk ka pasur”.

Vetë opozita vazhdon në rrugën e mëndafshtë të saj, duke anashkaluar faktin se domosdoshmërisht masakra kërkon përballje dhe jo thjesht një raport të fortë Komisioni hetimor.

Ndërsa ato që na kanë hedhur në prehër këtë zjarr sot e po ngrohin duart, harrojnë që sfinksi i cili do ringjallet nga hiri i tij, do marrë përpara çdo masakrim të masakrës dhe do riktheje vlerën e votës së lirë, duke përmbysur iluzionet e deliret e Ramës.

 

Tags: Luciano BociramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shqiptarët porosisin më pak mallra e shërbime online në Europë

Shqiptarët porosisin më pak mallra e shërbime online në Europë

Bien temperaturat, sot priten reshje shiu dhe bore

Bien temperaturat, sot priten reshje shiu dhe bore

Rama njofton hapjen e rrugës së Arbrit (VIDEO)

Rama njofton hapjen e rrugës së Arbrit (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com