Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Masakra e Lushnjës/Rikthehet “Juli i Pashakos”, zbor policisë me “BMW” të blinduar

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Masakra e Lushnjës/Rikthehet “Juli i Pashakos”, zbor policisë me “BMW” të blinduar

Arrestohet një 37-vjeçar nga Lushnja, për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të uniformave blu. Ai quhet Julian Sulo dhe sipas policisë, ishte duke udhëtuar me një automjet tip BMW të blinduar, kur në lagjen “Gafur Muço” të Lushnjes iu kërkua nga policia të ndalonte për kontroll.

37-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe u arratis, duke braktisur më pas makinën dhe u largua në këmbë nëpër rrugicat e qytetit. Uniformat blu të Lushnjes dhe FNSH e Fierit u vunë në ndjekje të tij, dhe e arrestuan në lagjen “18 Tetori”.

Në afërsi të mjetit të braktisur u gjet një pistoletë tip “Grand Power Q 100”, një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folen e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Julian Sulo, me origjinë nga Karbunara e madhe dhe njihet si biznesmen në Lushnje. Ai gjithashtu njihet ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Para disa muajsh, emri i tij u përfshi në hetimet per masakrën e Lushnjes ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Por pasi u vetëdorezua, ai është lenë i lirë, raporton GSH.

Edhe pse u përfol si personi i tretë i përfshirë në vrasje, blutë nuk kanë arritur të gjejnë një lidhje mes tij dhe krimit, duke e lënë të lirë.

Rreth një vit më parë 36-vjeçari u plagos 10 herë më thikë nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares.

Kush është Julian Sula?

Julian Sula, një biznesmen i vogël në qytetin e Lushnjës ishte vënë në qendër të vëmendjes pas masakrës së Lushnjës, aty ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldoi Bares.

Policia e shoqëroi për t’i marrë dëshmi pasi para një viti e gjysmë, Julian Sula u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”. Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Arjan Aliçko njihet ndryshe edhe me nofkën “Ardi i Braçes” në Lushnje dhe që pas ngjarjes ndodhet në arrati.

Gjithashtu mësohet se ndonëse u qëllua me levë e thika nëpër trup, aq sa u la si i vdekur, Sula nuk përmendi kurrë emrin e ushtarit të Aldo Bares si autor. Ndërsa në lidhje me vrasjen ai ka thënë të mos ketë dijeni e është lënë i lirë.

NGJARJA
Pasditen e 11 tetorit 2017, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit” në Lushnjë, u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si dhe u plagos miku i tyre Marius Xhepexhiu, ndërsa i shpëtoi mrekullisht plumbave Saimir Xhelili. Policia thotë se ka identifikuar autorët, ata dyshohet të jenë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Hetuesit besojnë se masakra vjen si pasojë e hakmarrjes midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët pasi vranë të rinjtë, deshën të zhduknin gjurmët dhe dogjën makinën pranë fshatit Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat.

Tags: “Juli i Pashakos”blinduarbmwLushnjesmasakrapolicinërikthehetsfidoi

TË LIDHURA

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave
Aktualitet

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

17:06 | 30/10/2025
Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër
Aktualitet

Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër

17:03 | 30/10/2025
Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin
Politikë

Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

16:56 | 30/10/2025
Next Post
Sulmi që tronditi botën, mister helmimi i ish-spiunit rus. Agjentët s’po e zgjidhin dot

Sulmi që tronditi botën, mister helmimi i ish-spiunit rus. Agjentët s’po e zgjidhin dot

Qëllohet me armë në kokë shqiptari, ja kush është ai

Qëllohet me armë në kokë shqiptari, ja kush është ai

Trashëgimia e Stephen Hawking! Çfarë zbuloi fizikani dy javë para vdekjes

Trashëgimia e Stephen Hawking! Çfarë zbuloi fizikani dy javë para vdekjes







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025




TË FUNDIT

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave
Aktualitet

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

by mirseda
17:06 | 30/10/2025
0

DURRËS- Dhjetëra qyteatrë kanë protestuar ditën e sotme përpara bashkisë Durrës. Ky tubim është mbajtur nga banorë...

Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër

Gjykata e Vlorës la në burg shoferin që vrau 17-vjeçarin; familjarët kërkojnë dënim më të ashpër

17:03 | 30/10/2025
Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

Zbulohet arsyeja e paraqitjes së Bashës në SPAK/ Pyetet si person në dijeni për 21 janarin

16:56 | 30/10/2025
Trump njoftoi nisjen e testimit të armëve bërthamore, Moska paralajmëron për të bërë të njëjtën gjë

Trump njoftoi nisjen e testimit të armëve bërthamore, Moska paralajmëron për të bërë të njëjtën gjë

16:54 | 30/10/2025
“E duam Turqinë pjesë të BE-së”, thotë kancelari gjerman pas takimit me Erdoganin

“E duam Turqinë pjesë të BE-së”, thotë kancelari gjerman pas takimit me Erdoganin

16:37 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com