Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Masa të jashtëzakonshme për kohë të zakonshme

8 vjet ago
in Të Gjitha
Arti evropian i marrëveshjes

Harold James, “Project Syndicate”/ Munih- Kanë kaluar 10 vjet nga koha kur kriza financiare u bë ndërkombëtare. Deri në korrikun e vitit 2007, kriza e kredive dukej sikur qe një problem ekskluziv i Shteteve të Bashkuara. Por pastaj “Landesbank Sachsen” dhe “IKB Deutsche Industriebank”, dy banka rajonale gjermane në pronësi publike duhej të shpëtoheshin nga falimentimi, dhe papritmas u bë e qartë për politikëbërësit, se sa i ndërlidhur ishte bërë sistemi financiar botëror.

Trashëgimia e vitit 2007, është ende e pranishme. Efekti më shkatërrues dhe destruktiv i saj, ishte vendosja e një premise për masat monetare jo konvencionale. Mjerisht, kur politikëbërësit u vunë në kërkim të “armëve të rënda” 10 vjet më parë, ata krijuan skenën për kthimin e një karakteri të vjetër: një njeri i fortë, i gatshëm të tërheqë këmbëzën.

Sigurisht, në kulmin e krizës financiare, politikanët kishin të drejtë të arrinin në përfundimin, se nuk mund të mbështeteshin tek biznesi siç kishin bërë zakonisht. Bankat Qendrore duhet të siguronin likuiditet në një shkallë masive, dhe qeveritë lipset të harmonizonin politikën monetare me ekspansionin fiskal. Në përputhje me rrethanat, Kina dhe SHBA-ja në veçanti, nisën zbatimin e programeve të mëdha stimuluese, respektivisht në vitet 2008 dhe 2009.

Disa nga masat e jashtëzakonshme të zbatuara në përgjigje të krizës financiare, u vërtetuan se ishin të konceptuara keq, ndaj dhe u braktisën apo u rishikuan. Në SHBA, Programi i Ndihmës ndaj Aseteve të Rrezikuara (TARP), të cilin ish-presidenti Xhorxh Bush e firmosi si një ligj në tetorin e vitit 2008, filloi si një program ku Departamenti i Thesarit bleu aktivet problematike, kryesisht hipotekare, direkt nga institucionet financiare. Por kjo rezultoi të jetë më e ndërlikuar sesa ishte menduar në fillim, dhe brenda pak javësh, qeveria u mjaftua thjesht me rikapitalizimin e bankave amerikane.

Vendime të tjera të këqija, nuk u ndryshuan dhe aq lehtë. Duke shpresuar të parandalonte një krizë të sistemit bankar, qeveria irlandeze ofroi garanci për të gjitha depozitat bankare. Me atë vendim të njëanshëm, Irlanda destabilizoi pjesën tjetër të Evropës. Papritmas, qeveritë e tjera kishin frikë se depozituesit e bankave të tyre do të largoheshin masivisht drejt bankave irlandeze të mbingarkuara me depozita (pa marrë parasysh se kostoja e garancisë ishte tepër e rëndë për t’u përballuar nga ana e qeverisë irlandeze).

Gjithsesi në tërësi, reagimi ndaj krizës financiare qe jashtëzakonisht i suksesshëm, dhe ata që e udhëhoqën masat e ndërmarra, kishin të drejtë të lëviznin çdo gur për të parandaluar përsëritjen e Depresionit të Madh. Por, për shkak se politikat e pazakonta rezultuan aq shumë efektive, ato konsiderohen tanimë si një përgjigje e përshtatshme dhe e nevojshme për çdo problem, ndërsa problemet kushtetuese po shpërfillen gjithnjë e më shumë si shqetësime të vogla burokratike.

Që në vitin 2008, ish-kryetari i Rezervës Federale, Pol Volker paralajmëroi se FED (Banka Qëndore e SHBA-së) gjendej në “skajin e fuqive të saj ligjore dhe të nënkuptuara”. “Sigurisht, dikush mund të pyesë, se pse një politikëbërës duhet të mos e injorojë atë kufi për hir të mirëqenies së vendit. Por evokimi i ‘salus populi suprema lex’ – parimit se ligjet duhet të pasqyrojnë interesin publik – është një mënyrë e vjetër për të justifikuar autokracinë.

Në fakt, kush ka tagrin për të treguar atë që është në interesin më të mirë të publikut? Xhon Adams, presidenti i dytë i Amerikës, vuri në dukje dykuptimësinë e rrezikshme të këtij koncepti:”E mira publike, salus populi”- shkroi ai “është fundi i paralajmëruar i të gjitha qeverive, nga ato më despotike deri tek ato më demokratiket”.

Pikëpamja mbizotëruese pas krizës, thotë se një udhëheqës i fuqishëm mund dhe duhet t’i rregullojë vetë gjërat. Kjo qasje ishte e qartë në reagimin e qeverisë ruse ndaj çmimeve të ulura të aluminit në vitin 2009, kur humbjet e vendeve të punës dhe pagat e papaguara shkaktuan protestave masive në një fabrikë në Pikalevo, 250 kilometra në juglindje të Shën Petersburgut.

Kur kryeministri i atëhershëm Vladimir Putin vizitoi Pikalevon, e poshtëroi publikisht pronarin e uzinës, oligarkun Oleg Deripaska, duke e quajtur atë një “harbut”.

Putini nuk njoftoi ndonjë politikë të re për të ndihmuar punëtorët rusë. Megjithatë, performanca e tij në Pikalevo u përshëndet si një pohim i guximshëm i pushtetit shtetëror përballë teprimeve të kapitalizmit. Të fuqishmit, priren ta paraqesin veten si të aftë në një mënyrë unike për të trajtuar një problem specifik.

Për presidentin filipinas Rodrigo Duterte, kjo do të thotë një “luftë kundër drogës” që ka shkaktuar derim më tani mijëra vrasje pa asnjë lloj proçesi ligjor. Presidenti rus Putin dhe ai turk Rexhep Taip Erdogan, i justifikojnë politikat e tyre në kontekstin e luftës ndaj terrorizmit. Dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, e ka përshtatur sjelljen e tij autokratike si një përgjigje të domosdoshme ndaj një krizë financiare në vend.

Duke u fokusuar tek një “krizë” lokale, këta udhëheqës krijojnë një mendësi, sipas së cilës të gjitha problemet e tjera bëhen kriza që kërkojnë një veprim të menjëhershëm, efektiv dhe të pakufizuar. Ky mentalitet pas krizës financiare, është në përputhje me doktrinën e “vendimmarrjes” së teoricienit politik gjerman Karl Shmit.

Shmit, që iu bashkua Partisë Naziste në vitin 1933, thoshte se vendimmarrja sovrane është elementi kryesor i procesit politik. Kur liderët marrin vendime politike, ata rivendosin kontrollin mbi vetë konceptin e sovranitetit, i cili është gërryer gradualisht dhe transformuar nëpër fazat e ndryshme të globalizimit. Sipas Shmit, mënyra sesi udhëheqësit mbërrijnë tek vendimet e tyre, është dytësore në raport me faktin se është marrë një vendim.

Një sovran “ka nevojë” të veprojë me forcë për të mbrojtur interesat e caktuara, që janë të kërcënuara. Shpesh, kjo përfshin gjeste simbolike. Për shembull në vitin 1930, Ligji i ri për Tarifat në SHBA prekte më rëndë orët zvicerane, prodhimet japoneze të mëndafshit dhe importe të tjera kombëtare. Proteksionizmi sot nuk është i ndryshëm.

Kini parasysh kërcënimin e presidentit amerikan Donald Tramp, se do të imponojë tarifa të larta kundër importit të makinave gjermane BMË dhe Mercedes-Benz. Në përgjigje ndaj këtyre kërcënimeve, edhe Evropa po përdor politikën e simbolizmit. Nëse Tramp e mban fjalën, Bashkimi Evropian mund të hakmerret duke shënjestruar uiskin burbon, një pije e veçantë amerikane që prodhohet kryesisht në Kentaki.

Fatkeqësisht, kjo qasje ka krijuar një mjedis politik ku normat e dikurshme janë zbehur, në një kohë që s’ka norma të reja që të mund të zënë vendin e tyre. Gazetari britanik i lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, Peter Pomerancev, e ka përshkruar se më së miri këtë situatë në titullin e librit të tij të shkëlqyer mbi jetën post-sovjetike:Asgjë nuk është e vërtetë, gjithçka është e mundur. Tashmë që kriza financiare, është normalizuar si një gjendje e përhershme, ne të gjithë jemi post-sovjetikë.

Shënim: Harold James është Profesor i Historisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin e Prinstonit në SHBA, dhe anëtar i Qendrës për Inovacionin e Qeverisjes Ndërkombëtare. Ai është bashkëautor i librit ”Euro dhe beteja e ideve”.

Tags: e zakonshmekohemasatë jashtëzakonshme

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Durrës, kërkuan ryshfet, pezullohen oficerët e policisë rrugore

Durrës, kërkuan ryshfet, pezullohen oficerët e policisë rrugore

Arsenali bërthamor, SHBA dhe Koreja e Jugut presion Koresë së Veriut

Arsenali bërthamor, SHBA dhe Koreja e Jugut presion Koresë së Veriut

ANALIZA/Në kërkim të ndërhyrjes së Presidentit

ANALIZA/Në kërkim të ndërhyrjes së Presidentit







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com