Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Mars 2020 – mars 2021, mbi 66 mijë persona regjistrohen sërish në Zyrat e Punës

4 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Mars 2020 – mars 2021, mbi 66 mijë persona regjistrohen sërish në Zyrat e Punës

Numri i personave që kërkojnë të punësohen nga Zyrat e Punës shënoi rritje të shpejtë gjatë pandemisë Covid-19, nga marsi 2020 në marsin 2020.

Sipas Observatorit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjatë vitit të pandemisë, rreth 66,770 persona u regjistruan sërish në Zyrat e Punës në kërkim të punësimit. Numri i punëkërkuesve thuajse u dyfishua në krahasim me para pandemisë, teksa kulmi u shënua në muajin prill 2020, kur mbi 12,744 persona u regjistruan për punësim.

Stoku i të papunëve të raportuar nga të dhënat administrative shënoi rreth 97 mijë në fund të marsit 2021. Vetëm në tremujorin e parë të vitit rreth 13821 persona u regjistruan rishtas si të papunë.

Stoku i të papunëve, sipas të dhënave administrative, shënoi nivelin më të lartë në tremujorin e parë 2021 që nga viti 2016.

Në mars – prill 2020 ishin flukset më mëdha të regjistrimeve të cilat u nxitën nga kushtet e qeverisë për të përfituar nga paketat e ndihmës gjatë pandemisë. Kërkesat ranë disi me hapjen e ekonomisë dhe fillimin e sezonit veror, por regjistrimet nisën sërish me rritjen në muajin shtator 2020 e cila ka vijuar të jetë e lartë edhe për tre muajt e parë të vitit 2021.

Të dhënat e tjera nga Anketa e Forcës së Punës treguan se gjatë vitit 2020 humbën punën mbi 37 mijë persona, prej të cilëve 33% ishin të rinj.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, kur ndikimi i pandemisë në tregun e punës ishte më i mprehtë dolën të papunë rreth 47 mijë persona, mirëpo me ardhjen e sezonit turistik, punësimi nisi rigjallërimin, madje treguesit e punësimit shënuan përmirësim sidomos te të rinjtë. Me përfundimin e sezonit turistik dhe rikthimin e valës pandemike, mijëra të rinj e humbën sërish punën.

Performancën më të mirë në tregun e punës e kanë ata më pak të arsimuarit. Shkalla e papunësisë në këtë kategori ishte 9.9%, shumë poshtë papunësisë së përgjithshme që ishte 11.8% në tremujorin e fundit të vitit. Gjithashtu kriza e shihet te ketë qenë më e butë në këtë nivel të arsimi, pasi statistikat zyrtare tregojnë se papunësia në këtë kategori u rrit me vetëm 0.2 pikë përqindje.

Sipas të dhënave të brendshme, nga zyrat e punës, kërkesa për punë fokusohet më tepër në kategorinë e zejtarëve dhe zanatçinjve me 30% të totalit të vendeve të lira të shpallura, ndërsa oferta përbën 15% të totalit të të regjistruarve për këto vende.

Edhe pse për këtë kategori, kërkesa e tejkalon ofertën për punë, një pjesë e konsiderueshme e të papunëve nuk arrijnë të punësohen për shkak të moshës, arsimit dhe profesioneve specifike që ata kanë.

Kategoria e dytë me më shumë vende të lira janë profesionet elementare, me 22% të totalit të vendeve të lira të shpallura

Punëkërkuesit e papunë, të cilët janë pa profesion, përbëjnë rreth 19% të regjistrit të punëkërkuesit. Sikurse te profesionet elementare, përveç mungesës së vendeve të lira për punonjës të pakualifikuar, në këtë kategori 24% e punëkërkuesve të papunë trajtohen me ndihmë ekonomike./Monitor

Tags: "regjistrime"!ekonomizyra e punes

TË LIDHURA

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Moment i rëndësishëm, quhet institucion me plot gojën
Ekonomi

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Moment i rëndësishëm, quhet institucion me plot gojën

10:05 | 11/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re
Ekonomi

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Gent Sejko hap konferencën shkencore për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Ekonomi

Gent Sejko hap konferencën shkencore për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

09:36 | 11/11/2025
Next Post

Koreja e Veriut ashpërson ligjet: Kush sheh filma të huaj, do dënohet me vdekje

Zyrtari i OBSH-së: Covid-19 nuk do të zhduket, priten variante të reja

Çfarë fshehin “e-mailet sekrete” të Fauçit mbi pandeminë e Covid-19







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent
Aktualitet

Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent

by mirseda
19:35 | 11/11/2025
0

Besar Bajraktaraj: Pranë spitalit janë familjarë të të plagosurit dhe jo të viktimës. I plagosuri nuk rezulton...

Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë

Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë

19:21 | 11/11/2025
Shembet ura në Kinë, shikoni pamjet dramatike

Shembet ura në Kinë, shikoni pamjet dramatike

18:58 | 11/11/2025
E shkrumbuar plotësisht, publikohet fotoja e makinës së djegur në Krujë

E shkrumbuar plotësisht, publikohet fotoja e makinës së djegur në Krujë

18:33 | 11/11/2025
Rrëzohet në Gjeorgji avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

Rrëzohet në Gjeorgji avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

17:45 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com