pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomholiganbethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinosezar casinomatadorbetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetgrandpashabetmatbetpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişgrandpashabetmarsbahisimajbetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet girişslotrajojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişpusulabet güncel girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerdinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabetbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Çfarë fshehin “e-mailet sekrete” të Fauçit mbi pandeminë e Covid-19

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale”

Kur koronavirusi i Sars-CoV-2 po përhapej në mbarë botën, SHBA dështuan, ose më mirë vendosën të mos merrnin asnjë masë të përshtatshme për të frenuar pandeminë. Ajo e goditi fort Amerikën në fund të muajit mars dhe prillin e vitit 2020, pra rreth 2 muaj pas njoftimit zyrtar për zbulimin e patogjenit në Vuhan të Kinës.

Shumëkush mendonte se pneumonia e çuditshme, që u shfaq në provincën kineze të Hubeit, nuk do të kapërcente kurrë Kinën, dhe aq më pak ta godiste Perëndimin me një forcë të tillë tronditëse. Kur Uashingtoni e kuptoi emergjencën e madhe ku po zhytej, Entoni Fauçi u bë një nga figurat më të rëndësishme në vend në luftën kundër koronavirusit.

Në ato ditë të vrullshme, zbuloi e përditshmja amerikane “The Ëashington Post”, virologu i Shtëpisë së Bardhë u bë protagonist i një shkëmbimi intensiv e-mailesh me shkencëtarët kinezë. Në 866 faqet e komunikimeve elektronike të pabotuara, që zotërohen tanimë edhe nga gazeta e njohur amerikane – që i kërkoi ato bazuar në Aktin e Lirisë së Informimit – ne gjejmë disa ide interesante që mund të hedhin dritë mbi menaxhimin e mbrapshtë të pandemisë nga autoritetet amerikane.

Dhe sidomos në javët e para të emergjencës së Covid-19, Fauçi po haste shumë vështirësi në dëgjimin e fjalës së tij nga presidenti i atëhershëm, Donald Trump, që ishte i bindur se rreziku i virusit i ekzagjeruar.

E-mail-et midis Fauçit dhe kinezëve

Është shumë interesante të përqendrohesh në shkëmbimin e e-maileve të datës 28 mars 2020, midis Fauçit dhe Xhorxh Gaos, një nga ekspertët kryesorë kinezë të shëndetësisë. Gao i kërkoi ndjesë Fauçit pas një interviste të dhënë për revistën “Science”.

Shkencëtari aziatik i shpjegoi kolegut dhe mikut të tij amerikan, se ai nuk kishte përdorur kurrë fjalën “gabim i madh” në përshkrimin e qëndrimit të qeverisë amerikane dhe qeverive të tjera perëndimore, të cilat ende nuk e kishin bërë ende të detyrueshme mbajtjen e maskave nga qytetarët.

“Unë e pashë intervistën që dhashë tek “Science”. E si mund të përdorja termin “gabim i madh” për të tjerët? Kjo ishte shprehja e përdorur nga gazetari. Shpresoj që të më kuptoni”- shkruan Gao, i shqetësuar se mund ta ketë ofenduar Fauçin.

Pastaj shton:”Le të punojmë së bashku për të zhdukur këtë virus!”. Edhe përgjigja e Fauçit është gjithashtu një ftesë për bashkëpunim:“Unë ju kuptoj plotësisht. Nuk ka asnjë problem. Bashkë do t’ia dalim!”. Me sa duket, ndryshe nga Trump, Fauçi që tashmë kishte filluar të tregonte gishtin e përgjegjësitë tek autoritetet e Pekinit, i besonte ekspertëve kinezë.

Kërcënimet më vdekje dhe shoqërimi me truproja

Në një moment të dytë, ndoshta duke mos pasur tamam parasysh shkallën e emergjencës, korrespondencat me shkencëtarët kinezë zhduken nga radari. Askush, madje as shoku Gao, nuk do të komunikonte më me virologun e Shtëpisë së Bardhë.

Ndoshta pikërisht në atë kohë Fauçi fillon që të paralajmërojë për rreziqet reale të pandemisë, duke kundërshtuar, edhe pse asnjëherë drejtpërdrejt, pikëpamjet e diskutueshme të Donald Trump. Pikërisht në atë kohë shkencëtari i njohur nisi të merrte një seri kërcënimesh me vdekje nga disa mbështetës të Trump, të cilët e akuzuan atë se ishte në favor të masave kufizuese, që kishin çuar në mbylljen e shkollave dhe shumë aktivitete prodhuese.

Në prill 2020, Gao, që ishte edhe anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së, i shkruan një e-mail tjetër:”Shpresoj se jeni mirë në këtë situatë kaq irracionale”. “Faleminderit për e-mailin tuaj – është përgjigjja e Fauçit, 3 ditë më vonë. Gjithçka është në rregull, pavarësisht disa njerëzve të çmendur”.

Kërcënimet i nxitën autoritetet amerikane që t’i caktonin roje sigurie virologut të njohur. Nën dritën e gjithë kësaj, ne mund të bëjmë dy konsiderata. E para:Edhe pse Fauçi kishte kontakte me të paktën një shkencëtar kinez, ai bashkëpunim nuk çoi në asgjë. E dyta:në rast se administrata Trump, përfshirë ekspertët, do të kishin reaguar ndryshe që nga fillimi, ndoshta Shtetet e Bashkuara mund ta kishin kufizuar dëmin që shkaktoi pandemia.

Burimi i lajmit: https://it.insideover.com/politica/cosa-nascondono-le-mail-segrete-di-fauci-sulla-pandemia.html?utm_source=ilGiornale&utm_medium=article&utm_campaign=article_redirect

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Anthony FauciCOVID-19email

TË LIDHURA

Aktualitet

Raporti i Komisionit Evropian, Bardhi: Rama e ktheu Kuvendin në mburojë

19:52 | 17/07/2026
Aktualitet

Beqaj pas seancës në GJKKO: Të drejtat e të pandehurit s’varen nga prokurori

19:16 | 17/07/2026
Aktualitet

“Sori-Al” reagon pas helmimit: S’ka pasur shkelje, jo nga ushqimi

19:00 | 17/07/2026
Next Post

Publikimi i testit të Letërsisë, MASR: Kallëzim penal për atë që e ka publikuar

Zgjedhjet për kreun e PD/ Lubonja: E nxituar, ja për çfarë ka nevojë selia blu

“Çekia në një nivel me Uellsin”/ Reja: Të jemi më të zotë në kundërsulme







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Raporti i Komisionit Evropian, Bardhi: Rama e ktheu Kuvendin në mburojë

by mirseda
19:52 | 17/07/2026
0

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian...

Beqaj pas seancës në GJKKO: Të drejtat e të pandehurit s’varen nga prokurori

19:16 | 17/07/2026

“Sori-Al” reagon pas helmimit: S’ka pasur shkelje, jo nga ushqimi

19:00 | 17/07/2026

Raporti i KE: Refuzimi për Ballukun rrezikon pandëshkueshmërinë

18:19 | 17/07/2026

Zhduken në Itali, shfaqen në Rodon/ Misteri i 350 shezlongëve

18:11 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com