E enjte, 19 Maj, 2022
17.5 C
Tirana

“Çekia në një nivel me Uellsin”/ Reja: Të jemi më të zotë në kundërsulme

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka folur në prag të sfidës miqësore që Shqipëria do të zhvillojë nesër në orën 20:15 ndaj Çekisë.

Gjatë konferencës për shtyp, Reja u shpreh se Çekia ndodhet në të njëjtin nivel me Uellsin, skuadër me të cilën kombëtarja zhvilloi një miqësore pak ditë më parë, e përfunduar me rezultatin 0-0.

Tekniku 75-vjeçar tha se lojtarët e kombëtares duhet të përmirësohen në ndeshjen e nesërme, teksa shtoi se një nga pikat ku do të bazohet, do të jenë kundërsulmet.

Edi Reja: ”Gjithmonë duhet të jemi vigjilentë. Pas një ndeshje të lodhshme me Uellsin, duhet të bëja vlerësimet e mija. Ishte një ndeshje impenjative. Do të pres deri nesër në mëngjes për të marrë një vlerësim për lojtarët. Më pas do të marrë një vendim. Çekia është një nivel me Uellsin si kundërshtar. Kanë lojtarë të shpejtë që luajnë shumë mirë me kundërsulm, luajnë mirë me topat e gjatë, nuk humbasin kohë. Shfrytëzojnë mirë hapësirat dhe të vendosin në vështirësi në çdo moment.

Ne presim që të shfaqim përmirësime në këtë ndeshje veçanërisht në fazën sulmuese. Duhet të jemi më të zotë në kundërsulme. Mbrojtja është repart i konsoliduar dhe ka bërë shumë mirë. Me Çekinë duhet të përmirësohemi në sulm që të tregojmë që kemi bërë hapa përpara. Duhet të krijojmë sa më shumë raste. Unë jam i bindur që ne do të përmirësohemi dhe kjo do të nisë që nga kjo ndeshje.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Presidenti/Alibeaj: Do konsultohemi me aleatët, një tjetër mbledhje nesër

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se...

SPAK i jep goditjen e fortë krimit/Rama: Mbështetje deri në fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sa i takon operacionit të SPAK. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ky...

Erdogan i prerë: S’do pranojmë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se vendi i tij "do t'i thotë jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO", duke përsëritur...

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

OKB-ja tani po e quan atë një luftë tjetër brenda luftës së Rusisë në Ukrainë. Në vendin e përshkruar dikur si shporta ushqimore e...

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se 25 Maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend. “Referuar vendimit të qeverisë...