Pas marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës, ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka bërë një lëvizje që s’pritej.
Kreu i Kuvendit ka mbërritur në zyrën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ish-aleatit të tij për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike. Takimi mes Metës dhe Berishës ka zgjatur rreth 45 minuta.
Nuk dihet nëse kjo lëvizje ka lidhje me postin e Presidentit, ndërsa Meta është shprehur i gatshëm për te hequr dorë nga ky post vetëm për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjet parlamentare.