Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Marrëveshja me Greqinë/“Çamëria nuk shitet, do kërkojmë takim urgjent me Bushatin”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Marrëveshja me Greqinë/“Çamëria nuk shitet, do kërkojmë takim urgjent me Bushatin”

Marrëveshja e re Shqipëri-Greqi ka sjellë reagime si nga opozita greke po ashtu dhe nga ajo shqiptare. Në intervistë për radion greke “News 24/7”, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias mohoi edhe njëherë kategorikisht që në negociatat me Tiranën të jetë diskutuar çështja çame.

“Nuk diskutuam kurrë dhe as pranova ndonjëherë të diskutojmë në këtë marrëveshje-paketë çështjen çame. Të jemi të qartë”, tha Kotzias.

Ai shtoi se janë tjetër gjë pasuritë e mbajtura në sekuestro nga Ligji i Luftës dhe tjetër pronat e çamëve. Kjo deklaratë e Kotzias ka irrituar shumë kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi.Me një koment të publikuar në rrjetin social “ Facebook”, Idrizi theksoi se Çamëria nuk shitet dhe nuk negociohet dot.

Po ashtu ai tha se PDIU i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur transparencë ministrit Ditmir Bushatit, ndërsa shtoi se e vetmja gjë që kanë kërkuar është zbatimi e “Rezolutës për Çamërinë”. Mes të tjerash kreu i PDIU tha se do të kërkojnë takim urgjent me Bushatin.

Çamëria nuk shitet, nuk barazohet me Vorio-Epirin, nuk e negocioni dot

Çamëria zgjidhet nga burra shteti me dinjitet Kombëtar!

Kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur transparenc nga Bushati, deri më sot na është përgjigjur Kotzias i majmur, i kënaqur dhe arrogant, se për Çamërinë nuk kemi biseduar e nuk bisedojmë.

Kemi kërkuar zbatimin e “Rezolutës për Çamërinë”, na përgjigjen mediat greke se do barazohet termi Çamëri me Vorio-Epirin.

Kemi kërkuar që pleqtë tanë të shkojnë e të shohin dhe njëherë shtëpitë e tyre nga ku ikën nga barbaritë e andarteve greke kërthinj, na përgjigjen me marrëveshjet për Toponimet, ku prindërit tanë duhet të ndërrojnë vendlindjet në pasaportat Shqiptare. Kemi kërkuar të ketë një varrezë njerëzore e një përmendore kujtese për mijëra pleq, gra e fëmijë, që u vranë jo në lufte, po në shtëpitë e tyre me bukë në gojë pabesisht.

Na përgjigjen me varrezat e ushtarëve grek që erdhën si pushtues në Shqipëri, e me përmendoret e turpit të kriminelit Napolon Zerva, në disa qytete në Greqi.

Kemi kërkuar statusin e minoritet etnik shqiptar në Greqi për shqiptarët në Çamëri e Arvanitasit dhe hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, status që e kanë patur që në vitin 1927.

Na përgjigjen me ligjin për Minoritetet, ku e nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, e zgjerimin e zonave minoritare Greke jo vetëm në Finiq e Dropull, ku ishin të përcaktuara që në vitin 1937, në kohën e mbretit Zog, e që Shqipëria duhet të vazhdojë me avancimin e të drejtave të minoritet grek në Shqipëri, shkoni e shikoni në Bashkinë e Konispolit që u krijua falë deputetëve të PDIU-së, se si trajtohet minoriteti grek nga një kryetar Bashkie nga Çameria.

Kërkuam 12 vjet heqjen e ligjit të luftës. Na përgjigjen pas 11 vjetësh që po ekziston, do ta heqim, po Kotzias e Bushati nxitojnë të thonë që do të hiqet, po Çamët nuk përfitojnë. Krejt e kundërta është e vërtetë dhe ata e dinë mirë…

Kush mund të mendojë që ka fuqi e këllqe të varrosë Çështjen Çame, e ka gabim dhe të pamundur. Gafurrët e vetkenaqen kot në Athinë e në Tiranë, se duhet të lexojnë 74 vjet histori tonën, që s’na kanë mundur dot as vrasjet, as shpërnguljet, as diskriminimi dhe as harresa.

Kemi kërkuar mbylljen e marrëveshjes fillimisht për kufijtë tokësor e detar, kufijtë të caktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që Greqia akoma nuk e ka ratifikuar. Na përgjigjet Kotzias që do zgjerohemi nga 6 në 12 milje me Shqipërinë në hapësirën detare.

Çdo të thotë kjo?

Na përgjigjen këta tanët se kjo marrëveshje do jetë më e mirë se e para.

Çdo të thotë, ata shiten më shumë, e ne më pak. Apo na futi interesi i Greqisë për zonat Ekonomike me kokë në det, kur ne duhet të ishim me këmbë në tokë, për të mbyllur marrëveshjen për kufijtë tokësor më parë.

Sot dhe Gjykata Kushtetuse nuk është funksionale, uroj mos të jetë e qëllimshme

Integriteti e sovraniteti Kombëtar nuk negociohet por zgjidhet, ajo që i përket Shqipërisë është e shqiptarëve, na e kanë lënë amanet të parët, duhet t’ja lëmë amanet të pa cenuar fëmijëve .

Shoqata Çameria dhe PDIU, do kërkojë në mënyrë të përsëritur dhe për herë të fundit takim urgjent me Z.Bushati, për të bërë transparencë dhe për ti thënë dhe ministrit tonë të Jashtëm, që deri më sot ka folur boll me heshtjen e tij.

Në rast të kundërt, e nëse dikush mendon që ta tradhtojë Çamërinë, ne do ftojmë të gjithë Shqiptarët në protesta masive, në bojkot të produkteve greke, duke radikalizuar fort qëndrimin tone e të gjithë Shqiptarëve patriot, që i bashkon dinjiteti Kombëtar!

Tags: Bushatincameriado kërkojmëGreqinëMarrëveshjanuk shitettakimurgjent

TË LIDHURA

Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

11:46 | 28/05/2025
Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

11:34 | 28/05/2025
Muzhaqi:Projekte innovative në edukimin financiar për fuqizmin e të rinjve
Ekonomi

Muzhaqi:Projekte innovative në edukimin financiar për fuqizmin e të rinjve

11:15 | 28/05/2025
Next Post
Teatri Kombëtar/Mbreti Zogu I e ndërtoi, “Mbretëresha” Elia firmos shembjen

Teatri Kombëtar/Mbreti Zogu I e ndërtoi, “Mbretëresha” Elia firmos shembjen

Nuk ka surpriza, Neymar çon në shtëpi Meksikën (Video)

Nuk ka surpriza, Neymar çon në shtëpi Meksikën (Video)

Kryeprokurore, por ende s’ka kaluar vettingun! Arta Marku jep llogari nesër

Kryeprokurore, por ende s’ka kaluar vettingun! Arta Marku jep llogari nesër

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Kosova në krizë parlamentare, shefi i zyrës së BE-së thirrje partive politike
Kosovo

Kosova në krizë parlamentare, shefi i zyrës së BE-së thirrje partive politike

by mirseda
11:48 | 28/05/2025
0

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë thirrje për krijimin sa më...

Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

Shiste doza kokaine dhe kanabisi në Maliq, arrestohet 39-vjeçari

11:46 | 28/05/2025
Zelensky propozon takim trepalësh me Trump dhe Putin: Presidenti rus po luan me zjarrin!

Zelensky propozon takim trepalësh me Trump dhe Putin: Presidenti rus po luan me zjarrin!

11:39 | 28/05/2025
Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Sekuestrimi i pasurive, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

11:34 | 28/05/2025
Muzhaqi:Projekte innovative në edukimin financiar për fuqizmin e të rinjve

Muzhaqi:Projekte innovative në edukimin financiar për fuqizmin e të rinjve

11:15 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com