Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Marrëveshja e detit? Nishani: Ky akt do hapë një konflikt

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Marrëveshja e detit? Nishani: Ky akt do hapë një konflikt

Ish- Presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në median greke “Energypress”, e cila ka publikuar një artikull ku thotë së marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë është arritur.

“Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912”, shkruan Nishani.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, Nishani thotë se kjo marrëveshje do të hapë një konflikt të panevojshëm historik mes dy vendeve.

“Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale”.

Statusi i plotë i Bujar Nishanit:

Media greke njofton sot se Marrëveshja e Detit midis Shqipërisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse.

Me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik.

Tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës.

Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912.

Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale.

Me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrëveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Ministrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot.

Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës ?

Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.

Citoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese :

“26. Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit për mungesën e plotfuqisë së lëshuar nga Presidenti i Republikës për grupin negociator shqiptar gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është i bazuar dhe duhet pranuar”.

Pra Gjykata thotë : “gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes”.

Kërkoj publikisht si ish-President i Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës që të nis verifikimin ligjor kur kanë nisur negociatat dhe bisedimet, theksoj, “negociatat dhe bisedimet” për Marrëveshjen e Detit dhe nëse gjatë këtyre bisedimeve është marrë “Plotfuqishmëria” sipas detyrimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm i Republikës dhe prokuroria shqiptare janë përpara një përgjegjësie të madhe ligjore kushtetuese mbi Sovranitetin e Shtetit.

I bëj thirrje opozitës shqiptare të kërkoj transparencë të plotë për të gjithë procesin e negociatave dhe rezultatin e arritur për këtë çështje. Në këtë rast opozita ka një përgjegjësi historike.

Shpresoj shumë që media dhe intelektualët shqiptarë të mos heshtin në bashkëfajësi !

Tags: detithapëkonfliktKy aktMarrëveshjaNishani

TË LIDHURA

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

19:09 | 28/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë
Aktualitet

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Next Post
Italia po bie në duart e fashistëve

Italia po bie në duart e fashistëve

Video/ Protestuesit i sulen Bushatit: Me Kotzias, fole për sufllaqe, apo për xaxiqin?

Video/ Protestuesit i sulen Bushatit: Me Kotzias, fole për sufllaqe, apo për xaxiqin?

“Nuk do i shpëtoni Vettingut”, Rama paralajmëron opozitën. Shpërthen Berisha

LSI: Strategjia e zezë e Ramës për riciklimin e plehrave në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com